Nënshkruajnë Memorandumin

Me qëllim të krijimit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Fondacionit
Restauring Ancient Stabiae (RAS) të Italisë, në kabinetin e Ministrit Valton Beqiri, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit,i cili përfshin: zgjerimin e marrëdhënieve shkencore, lehtësimin e bashkëpunimit akademik, promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe hartimin e një kornize për bashkëpunim arsimor dhe shkencor në fushën e trashëgimisë.
Ky Memorandum Bashkëpunimi u nënshkrua nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Valton Beqiri dhe nga Drejtori i Institutit Vesuvia të Italisë, Dr. Enzo Longobardi. Në ceremoninë e nënshkrimit ishte i pranishëm edhe Drejtori i Institutit Arkeologjik, z. Enver Rexhaj.
Me këtë rast, Ministri Valton Beqiri tha se nënshkrimi i këtij memorandumi me Fondacionin RAS, përmes përkrahjes dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, do ta ndihmojë fushën e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Ky memorandum, shtoi ai, përveç mbështetjes me karakter shkencor, ofron edhe ngritjen e kapaciteteve në fushën e trashëgimisë kulturore.
Ndërkaq, Drejtori Dr. Enzo Longobardi, nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje e cilësoi si një akt mjaft të rëndësishëm, sepse, siç tha ai, do të shkëmbehen përvojat dhe, në veçanti, do të mbështetet fusha e arkeologjisë në Kosovë nga Fondacioni RAS, i cili është një nga fondacionet më të rëndësishme në nivel botëror.