AMC dhurata për fëmijët dhe të moshuarit
Drejtori ekzekutiv i AMC, Stefanos Oktapodas, ka vizituar dje Shtëpinë e Fëmijës në Durrës si dhe Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë, për t'iu përcjellë fëmijëve dhe të moshuarve urimet dhe dhuratat e përgatitura sipas nevojave të gjithsecilit për festat e fundvitit. "AMC është më pranë fëmijëve dhe të moshuarve në këto ditë festash. Mbështetja jonë ka nisur që në vitin 2000 dhe vitet e fundit ajo është shtrirë në të gjithë vendin, në çdo shtëpi foshnjash dhe shtëpi fëmijësh. AMC është një kompani gjithmonë pranë qytetarëve dhe veçanërisht pranë njerëzve në nevojë, dhe mesazhi ynë për ta është: Ne kujdesimi dhe do të vijojmë të kujdesemi për ju", u shpreh drejtori ekzekutiv i AMC.