Tirana Bank marrëveshje me METE-n
Tirana Bank dhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) kanë nënshkruar një marrëveshje financiare. Kjo marrëveshje mundëson përdorimin e një fondi prej 25 milionë euro në ndihme të kreditimit të bizneseve të vogla dhe të mesme. Ky fond është vënë në dispozicion të katër bankave nga METE, mes të cilave është përzgjedhur edhe Tirana Bank si një nga bankat lider në kreditimin dhe mbështetjen e biznesit të vogël dhe të mesëm në tregun shqiptar. Ky fond i vënë në dispozicion të biznesit shqiptar nga Ministria e Ekonomisë, vjen në kuadër të bashkëpunimit italo-shqiptar për zhvillim në "Programin e zhvillimit të sektorit privat shqiptar".