E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC dhuron për Shën Valentin koncert me Reamonn



Mbi 2000 të rinj kanë pritur ditën e të dashuruarve nën shoqërinë e tingujve të grupit Reamonn në Pallatin e Kongreseve. AMC ka dashur t’u bëjë një dhuratë të veçantë të dashuruarve dhe atyre që dashurojnë muzikën, duke i ftuar të gjithë në Pallatin e Kongreseve për të pritur Shën Valentinin nën muzikën e mrekullueshme të grupit Reamonn. Që në hyje të Pallatit të Kongreseve, para se të fillonte koncerti, AMC ka krijuar atmosferë festive me plot ngjyra dashurie, duke prezantuar një botë plot dashuri me engjëj, zemra, çokollata etj. Në koncertin e organizuar nga AMC ishin të ftuar edhe artistë shqiptarë që i paraprinë performancës së grupit Reamonn. Ishin grupi Burn dhe këngëtari Edmon Mancaku që performuan para publikut si të ftuar para se skenën ta zotëronin Reamonn me këngët e tyre.

Grupi gjermano-irlandez këndoi live para publikut shqiptar pjesët më të njohura të tyre, nga gjashtë albumet që kanë publikuar deri tani. Disa prej këngëve që u kënduan në skenë, ishin të albumit të tyre të fundit, të cilin e kanë titulluar me emrin e grupit, “Reamonn”. Publiku në sallë e priti shumë mirë grupin, duke e shoqëruar me duartrokitje pas çdo kënge. Një pjesë e mirë e këngëve të Reamonn, si “Star”, “Tonight”, “Supergirl” etj. u kënduan bashkërisht nga solisti i grupit, Rea Garvey, dhe të rinjtë e pranishëm në publik.

Koncerti prej katër orësh u ndoq nga më shumë se 2000 të rinj e të reja që kishin mbushur më plot se kurrë Pallatin e Kongreseve. Në fund të koncertit pjesëtarët e grupit falënderuan publikun e pranishëm që i pritën aq ngrohtë dhe organizuesit e koncertit. Grupi Reamonn përbëhet nga Rea Garvey vokalist dhe kitarë; Uwe Bossert kitarist; Mike Gommeringer baterist; Philipp Rauenbusch basist dhe Sebastian Padotzke që luan në organo, piano dhe saks.

Të gjitha biletat e këtij koncerti u dhuruan nga ana e AMC-së nëpërmjet AMC-Easy, duke dërguar SMS në numrin 15177 si edhe nëpërmjet profilit mjaft aktiv të AMC në Facebook.

Çdo ditë me AMC është një festë plot argëtim, dashuri dhe muzikë sepse AMC e shikon botën si ti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›