“AMC për 2”, sjell 12.000 minuta dhe 1200 SMS falas
AMC e shikon botën plot dashuri. Me afrimin e “Shën Valentinit”, AMC-ja ofron një paketë të re, posaçërisht për të dashuruarit. “AMC për 2” është paketa dhe përmban 2 numra “AMCKARTA” me kohë bisede dhe SMS falas për gjashtë muaj. Të gjithë ata që blejnë “AMC për 2” përfitojnë 12.000 minuta kohë bisede dhe 1200 SMS për vetëm 3000 lekë (me TVSH), në të gjitha dyqanet AMC. Çdo muaj secili prej dy numrave përfiton 1000 minuta dhe 100 SMS falas drejt numrit tjetër; kështu vazhdon gjashtë muaj rresht, në mënyrë që dy numrat ta shijojnë komunikimin. Përveç përfitimeve nga oferta, abonentët e “AMC për 2” kanë edhe tarifat e leverdisshme të “AMCKARTA”. Është një nga mënyrat më efektive për dy persona që duan të komunikojnë. Njëkohësisht abonentët e “AMC për 2” kanë mundësi të ndajnë mes tyre edhe kënaqësinë e muzikës, pasi bëhen automatikisht pjesëmarrës në shorteun për dy bileta të koncertit live të “Reamonn” në Tiranë, më datë 13 shkurt. Sapo regjistrojnë numrat, abonentët e “AMC për 2” përfitojnë ofertën. Minutat e mbetura të saj mund t’i kontrollojnë falas duke dërguar një SMS me tekst “KR” tek numri 15152. AMC e shikon botën plot dashuri, ashtu si ju. Kjo ofertë do t’ju bëjë edhe më të gëzuar komunikimin me personin e dashur për ju.
“Eagle Mobile” sjell tarifa më të mira për thirrjet ndërkombëtare
Kompania “Eagle Mobile” tashmë ofron tarifat më të mira në treg për thirrjet ndërkombëtare. Oferta më e fundit e lançuar nga kjo kompani e quajtur “Globi vjen në lagjen tënde” u mundëson të gjithë atyre që duan të flasin me të afërmit anekënd botës tarifat më të mira në treg. Me këtë ofertë, abonentët flasin me tarifa prej 39 lekësh për minutë drejt gjithë operatorëve të shteteve fqinje dhe vetëm 45 lekë për minutë drejt të gjitha shteteve të tjera të botës. Çdo abonent “Eagle” i programeve individuale me parapagesë mund ta aktivizojë këtë ofertë duke dërguar një mesazh SMS në numrin 55111. Abonenti do të informohet me anë të një SMS-je për aktivizimin e kësaj oferte. Regjistrimi në ofertë kushton vetëm 100 lekë (pa TVSH). Aktivizimi i saj mund të bëhet vetëm një herë në muaj, prandaj nëse përfituesi i ofertës do të dërgojë gabimisht SMS për vazhdimësinë e ofertës brenda 30 ditëshit, ai automatikisht do të njoftohet dhe nuk do të faturohet për këtë kërkesë. Çdo përfitues i ofertës do të njoftohet me SMS rreth përfundimit të 30 ditëshit të ofertës dhe mundësisë të riaktivizimit duke dërguar një SMS tek 55111, ditëve të mbetura dhe data kur abonenti mund të riaktivizojë ofertën për të përfituar sërish tarifa të ulëta ndërkombëtare. Gjithashtu atij i mundësohet kontrolli i ditëve të mbetura në ofertë duke dërguar një SMS falas me tekstin “BALANCE” drejt 55111. “Eagle Mobile” do të vazhdojë të sjellë risi në tregun shqiptar të telekomunikacionit duke ofruar më të mirën si në çmime ashtu dhe në teknologji.
4 Shkurt 2010