E Diel, 1 Nëntor 2026

AMC pranë fëmijëve të braktisur dhe të moshuarve

 

Ashtu si edhe një vit më parë, kompania AMC do të jetë pranë fëmijëve të braktisur dhe të moshuarve të vetmuar gjatë festave të fundvitit, duke u krijuar atyre një mjedis sa më të ngrohtë e familjar në qendrat ku jetojnë. AMC do të ofrojë darkën e Vitit të Ri për fëmijët dhe të moshuarit e 14 qendrave në të gjithë vendin. Për t’u qëndruar sa më pranë fëmijëve dhe të moshuarve gjatë natës së ndërrimit të viteve, AMC do të angazhojë stafin e saj në të gjitha qytetet ku ndodhen këto institucione. Punonjësit e AMC-së do të festojnë së bashku me fëmijët dhe të moshuarit e vetmuar në Tiranë, Durrës, Shkodër, Kavajë, Vlorë, Fier, Sarandë, Korçë dhe Gjirokastër. AMC ka përgatitur dhurata për fëmijët e 5 shtëpive të foshnjës, 3 shtëpive të fëmijës dhe 8 qendrave për të moshuarit në të gjithë vendin, sipas nevojave të gjithsecilit. Mbi 400 fëmijë dhe 400 të moshuar do t’i gëzohen atmosferës festive që do të krijojë AMC.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›