Eagle Mobile, surpriza të reja për abonentët
Numri me fat për të gjithë abonentët Riniring dhe me parapagesë në “Eagle Mobile” do të jetë 7-a. Në prag të Vitit të Ri 2009, “Eagle Mobile” vjen me një tjetër surprizë. Abonentët me parapagesë dhe ata Riniring në Eagle do të mund të flasin falas, që nga ora 7 e mbrëmjes deri në orën 7 të mëngjesit me të gjithë numrat brenda “Eagle Mobile”. Me këtë ofertë të veçantë, abonentët riniring do të kenë mundësi të lidhen me miqtë, shokët e të afërmit e tyre për t’u uruar festat e fundvitit. Po ashtu në këtë fundvit, të gjithë abonentët Riniring dhe ata me parapagesë do të flasin me vetëm 25 lekë për minutë me të gjithë abonentët e kompanive të tjera celulare, tarifë kjo e paparë deri më sot. Ata mund të flasin me këtë tarifë 24 orë në ditë, deri në përmbyllje të fushatës.
Periudha e vlefshmërisë së ofertës do të jetë nga data 15 dhjetor 2008 deri në një afat të papërcaktuar. Për të përfituar nga oferta, çdo abonent Riniring ose me parapagesë standarde duhet të kryejë rimbushje gjatë kësaj periudhe me karta rimbushëse (500, 800, 1000, 2000 dhe 5000 lekë).