E Diel, 1 Nëntor 2026

AMC pranë fëmijëve të fshatit SOS

AMC i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Fshatit të Fëmijëve SOS për ndihmë në vaksinimin kundër gripit të fëmijëve. Mbi 80 fëmijë rezidentë në këtë institucion kanë marrë vaksinën antigrip për të parandaluar shfaqjen dhe prekjen nga virusi i gripit. Me afrimin e stinëve të ftohta fillon e shfaqet edhe gripi, i cili prek kryesisht fëmijët. Për këtë arsye, AMC ka ndërmarrë një nismë për vaksinimin e të gjithë fëmijëve të fshatit SOS, si dhe të personelit që punon me fëmijët. Ky është viti i dytë që në kuadër të Përgjegjësisë Sociale të Kompanisë, kompania lider në telefoninë celulare në Shqipëri, AMC, ka vendosur që t‘i gjendet pranë fshatit SOS me sasinë e nevojshme të vaksinave antigrip për të gjithë fëmijët e kësaj qendre. Drejtoresha e Fshatit të Fëmijëve SOS, Teuta Shkenza, ka falënderuar AMC që gjithmonë ka mbështetur dhe i është gjendur pranë fëmijëve të kësaj qendre. Fshati i Fëmijëve SOS përkujdeset për fëmijë të cilët kanë humbur prindërit e tyre ose nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre për arsye të ndryshme dhe si rrjedhojë kanë nevojë për një shtëpi të re dhe të qëndrueshme. Aty strehohen fëmijë të moshave të ndryshme, nga 2 deri në 15 vjeç. Me marrjen e vaksinës antigrip të 70 fëmijët e kësaj qendre do të jenë të imunizuar për gjatë gjithë stinës së ftohtë nga gripi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›