Sugjerimi: Pjesë e planit një azil për moshën e tretë
Strategjia mjedisore, kostot që duhet të përballojë ambienti i përbashkët dhe parashikimi i "mushkërive" i Tiranës së të ardhmes, duhet të jetë pjesë e relacionit bashkangjitur projektit të prezantuar dy ditë më parë nga përfaqësuesit e bashkisë.
Kjo, sipas specialistëve ambientalistë, anëtarë në Këshillin Bashkiak. Por një ide e cila u diskutua në fund të mbledhjes së këshillit bashkiak, por jo për nga rëndësia ka qenë edhe sugjerimi i njërës prej anëtarëve të këshillit bashkiak, Margarita Qirko. Ajo ka hedhur idenë se shumë pak vend për të mos thënë aspak nuk është përfshirë mosha e tretë në këtë plan. "Mendoj se është brezi më i vuajtur që kanë sakrifikuar më shumë dhe që janë pjesë e jetëve tona. Nuk gjeta asnjë parashikim në planin rregullues për sa i takon ndihmës ndaj moshës së tretë. Të gjithë kemi prindër, kemi në familje një person në moshën e tretë, shumica e tyre i kanë fëmijët në emigracion. Është tepër e rëndësishme ndërtimi i një azili, i një shtëpie për të moshuarit", ka deklaruar Margarita Qirko, gjatë mbledhjes për prezantimin e planit rregullues të kryeqytetit.
Detajet
Zgjidhja e problemit të mbetjeve të ngurta, problemi i trafikut, harmonizimi i interesave të pronarëve ndërtues me interesa të qytetarëve për një Tiranë të pastër, të bukur dhe të zhvilluar, burimet alternative të energjisë që do të përdorin edhe 400 mijë banorë të rinj në 2020, ndryshimet e paraqitjes vizuale të kryeqytetit, janë disa nga pikat për të cilat këshilltarët bashkiakë kërkojnë sqarime të detajuara, të argumentuara me fakte, shifra dhe projekte. Po ashtu kërkohet një panoramë e gjerë e idesë së qytetit policentrit apo do të mendohen edhe zgjidhjet lineare të tij, kërkon zgjidhjet për zonat që do të jenë me ndërtesa të ulëta.
Plani në "vija të trasha"
Objektivat kryesore janë, zhvillimi i dinamikave social-ekonomike, si dhe gjetja e një ekuilibri midis interesave publike dhe private. Dinamikat social-ekonomike varen nga dy faktorë kryesorë: Rritja e numrit të banorëve dhe mbulimi i tyre me banesa dhe shërbime. Sigurimi i cilësisë dhe kapacitetit të infrastrukturës, transporti publik, trafiku, elektriciteti, ujësjellësi, telekomunikacioni. Është llogaritur shtimi me 400.000 banorë të rinj për vitin 2020.
Kjo nënkupton zhvillimin e: sektorit të ndërtimit të banesave,
veprimtarive që nxisin punësimin, sektorit publik shkolla, spitale, parqe, zona sportive, kulturore, shërbimeve ujësjellësi, elektriciteti, kanalizimet. Kategoritë e zonimit ndahen në 4 grupime sipas qëllimit: Krijimi i zonave të reja të banimit, hapësirave të reja të gjelbra dhe funksioneve të reja publike si dhe aksesi i tyre me anë të transportit publik. Konsolidimi i zonave të banimit me mundësi plotësimi të tyre me objekte publike, përmirësim të rrjeteve rrugore dhe infrastrukturës inxhinierike. Rinovimi i zonave ish-industriale ekzistuese, duke nxitur zhvillimin e zonës nëpërmjet ndërthurjes së interesave private, me ndërhyrjet nga sektori publik me qëllim krijimin e poleve të reja ekonomike. Ruajtja, mbrojtja e zonave të trashëgimisë urbane dhe e tipareve natyrore dhe parqeve
Sipas planit urbanistik, zhvillimi urban ka për qëllim që:
përdorimi i tokës përqendrohet në funksione që gjenerojnë punësim, si dhe në krijimin e hapësirave për shërbime publike, krijimi i hapësirave të gjelbra, parqe lagjesh, ruajtja dhe përmirësimi i aktiviteteve publike dhe ekonomike funksionale. Po ashtu synon pasurimin e zonave me funksione suplementare për të shtuar miksitetin(A3) dhe për t‘i transformuar zonat në miniqendra, zona me parqe dhe funksione publike.