Dy dekada të lidhura me zinxhirë, se ishin të sëmura
Dy dekada të lidhura me zinxhirë. Një histori vërtet tronditëse, vjen nga fshati Bllatë e Maqellarës në rrethin e Dibrës, ku dy motrat Fllanza dhe Fidane Keshi, përkatësisht 47 dhe 35 vjeç, janë mbajtur nga i ati të lidhura me zinxhirë, me justifikimin se mund të largoheshin në drejtim të paditur dhe të kryenin veprime të dhunshme. Banesa e Keshëve, në Bllatën e Poshtme, ndodhet vetëm dhjetëra metra larg kufirit tonë shtetëror me Maqedoninë.
Babai: Nuk kisha zgjidhje
"Duke qenë se shtëpia ime ishte ngjitur me brezin e butë të kufirit, regjimi komunist kishte frikë se mos arratisesha në ish-Jugosllavi dhe më futën në burg, ku vuajta për plot 16 vjet. Kur jam liruar nga burgu i kam gjetur vajzat të sëmura. Deri në vitin 1999, kur dhe vdiq, atyre u ka shërbyer gruaja ime dhe pas këtij viti u kam shërbyer unë. Por në pamundësi për të qëndruar vazhdimisht i lidhur me to, pasi duhej të punoja, u detyrova që t‘i lidh vajzat me zinxhirë, që të mos largohen në drejtim të paditur apo të mbyten në Drinin e Zi", rrëfen Hajredin Keshi, babai i dy të sëmurave mendore.
Më tej ai tregon se dhe gjatë natës kur binin në gjumë, vajzat e sëmura mbaheshin në zinxhir, nga frika se ikin nga shtëpia. Hajredin Keshi, 70-vjeçar, veç dy vajzave të sëmura mendore ka edhe dy djem, të cilët tashëm janë martuar dhe jetojnë më vete, madje njëri është në emigracion në Itali. I ndodhur vetëm me dy vajzat e sëmura, pa asnjë lloj të ardhure, veçse me dy pensione invaliditeti të vajzave prej 8 mijë lekësh, ai ka vazhduar të shtyjë ditët në mjerim të thellë.
Shtëpia e kësaj familjeje, që nuk vlen as si ahur bagëtish, nuk ka asgjë brenda. Në të vetmen dhomë të saj ka dy krevate me dru lisi të motrave të sëmura dhe një dërrase të babait të tyre. Sipër drurëve të këtyre "krevateve" ishte hedhur pak bar dhe vetëm nga një batanije, me të cilat ata mbuloheshin gjatë gjumit. Njëra nga kunatat e motrave të sëmura, Fejzie Keshi, tregon se bën mjaft përpjekje për t‘u shërbyer atyre, megjithëse siç thotë ajo: "kjo është shumë e vështirë, pasi ato nuk pranojnë as të vishen as të ushqehen. Madje, motra e madhe, Fllanxa, shpesh jo vetëm që largohet nga shtëpia, por bëhet edhe e dhunshme në momente të caktuara".
Sëmundja
Familjarët tregojnë se vajza e madhe ka pasur probleme shëndetësore jo vetëm mendore, të cilat sipas të atit i kanë filluar qëkur ishte në klasën e tretë fillore. Ajo është kuruar në spitalin e Vlorës për gati 10 vjet edhe për kurimin e mushkërive. Por në asnjë rast ato nuk janë kuruar nga psikiatri për shëndetin mendor të tyre. Mjeku psikiatër i spitalit të Peshkopisë, Dilaver Çorja, vetëm u ka dhënë epikrizën me diagnozën "skizofreni" për të përfituar pensionin e invaliditetit dhe jo vetëm që nuk i ka kuruar ato në spital, por as u ka rekomanduar ilaçe për t‘i marrë në kushtet e shtëpisë. Ndërsa për motrën e vogël, Fidanen, mendohet se në sëmundjen e saj mund të kenë ndikuar fuqishëm kushtet e vështira ekonomike aspak njerëzore, në të cilat ndodhej familja e saj. Fqinjët e Keshëve tregojnë se Fidanja ka mbaruar me të gjitha notat dhjeta gjimnazin në Maqellarë dhe vetëm pas mbarimit të shkollës ajo pësoi një tronditje të fortë mendore, ku padyshim që kushtet ekonomike të familjes mund të kenë ndikuar.
"Zgjohen" autoritetet
Dje, pasi janë njohur me këtë ngjarje tronditëse nëpërmjet medias, në shtëpinë e Keshëve kanë shkuar përfaqësues të Drejtorisë së Shëndetit Publik të Dibrës, si dhe ekspertë të policisë kriminale. Valbona Kadriu, përfaqësuese e DSHP-së, Dibër, thotë për "Shqip" se: "Është detyrë e mjekut të familjes për të informuar në raste të tilla. Pasi ne njihemi me gjendjen, kontaktojmë me psikiatrin, duke vendosur për t‘i çuar të sëmurat në institucionet përkatëse". Ndërkohë, mjeku i spitalit të Maqellarës, Albert Begu, i ardhur para pak muajsh, thotë se ka qenë në dijeni të kësaj gjendjeje, por mendonte se ajo ndiqej nga mjeku psikiatër. Edhe inspektori i policisë në Maqellarë, thotë se nuk ka pasur dijeni që dy motrat mbaheshin të lidhura me zinxhirë, pasi edhe ai kishte pak ditë që kishte filluar në këtë detyrë. Dje rreth orës 14:30 dy motrat Fllanza dhe Fidanja, kanë mundur të çlirohen nga zinxhirët dhe pasi janë veshur dhe infermierja-mami e fshatit, Etleva Islami, u ka bërë injeksion diazepam (qetësues), janë çuar me ambulancë drejt spitalit rajonal të Peshkopisë, për t‘u mjekuar dhe pastaj për t‘u nisur drejt spitalit të Shkodrës, ku mendohet të kurohen e të qëndrojnë në të ardhmen.