AMC shpall fituesit e shorteut milionësh
Plot 30000 abonentë të shërbimeve me parapagim të AMC si ALBAKARTA, AMCKARTA dhe What‘s Up?! e kanë nisur vitin 2009 me më shumë kohë bisede falas apo me më shumë SMS dhe MMS falas për t‘i përdorur me të dashurit e tyre. AMC organizoi dje më datë 5 janar shorteun ku u përzgjodhën edhe fituesit të cilët do të përfitojnë 1 milion minuta, 1 milion SMS dhe 1 milion MMS.
Shorteu u organizua në praninë e një noteri, i cili ndoqi të gjithë procesin e përzgjedhjes së fituesve. Fituesit e 100 minutave kohe bisede falas, të 100 SMS-ve falas brenda rrjetit dhe të 100 MMS-ve falas brenda rrjetit do të njoftohen nëpërmjet një SMS-je që AMC do t‘u dërgojë secilit prej tyre. Përveç kësaj fituesit mund të drejtohen për informacion edhe tek www.amc.al apo mund të telefonojnë te shërbimi i abonentit 139.
Shorteu filloi më datën 2 dhjetor dhe u mbyll me 3 janar. Pjesëmarrës në shorteun për dhuratat milionëshe mund të ishin të gjithë abonentët me parapagim të AMC, të cilët kanë bërë një rimbushje prej të paktën 2000 lekësh gjatë muajit dhjetor.
Ofertat dhe surprizat nuk mbarojnë me kaq. AMC do të vazhdojë t‘ju sigurojë abonentëve të saj shërbime të reja dhe zgjidhje të përshtatshme komunikimi, duke përmbushur kështu kërkesat e të gjithëve.