E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: Bien depozitat, rriten me 10 miliardë lekë kreditë

Pas qëndrueshmërisë në muajt qershor-shtator, sistemi bankar ka vërejtur luhatje sa i takon nivelit të depozitave. Statistikat e fundit të publikuara këto ditë nga Banka e Shqipërisë tregojnë për një rënie të lehtë të depozitave, ndikuar ndoshta nga paniku i krijuar nga kriza financiare në botë. Deri në shtator, niveli i depozitave në sistemin bankar në vend ishte 678 miliardë lekë, ndërsa në muajt tetor dhe nëntor janë vërejtur tërheqje të parave, duke regjistruar një nivel prej rreth 627 miliardë lekësh. Pavarësisht kësaj, Banka e Shqipërisë mendon se ecuria e depozitave paraqitet pozitive, ku të dhënat paraprake të muajit dhjetor tregojnë për një qëndrueshmëri të nivelit.

Sa i takon kreditimit, niveli i tij rritet çdo muaj, ku në nëntor janë regjistruar rreth 10 miliardë lekë kredi të dhëna ndaj individëve apo bizneseve. Në total, kredia për ekonominë deri në muajin nëntor 2008 regjistron një shifër prej rreth 387 miliardë lekësh. Në fillim të vitit, në janar, kredia kapi shifrën e rreth 290 miliardë lekëve, me një rritje mesatare mujore prej rreth 10 miliardë lekësh.

Nga statistikat e ofruara së fundmi nga Banka e Shqipërisë vihet re gjithashtu se raporti mes depozitave dhe kredisë është 1 me 3 ose rreth 240 miliardë lekë. Vet ministri i Financave, në disa konferenca për shtyp, e ka cilësuar shqetësues faktin se një pjesë e parave të shqiptarëve nuk investohen për ekonominë, por qëndrojnë stok në banka për qëllime të ndryshme.

Kreditimi në 2008-ën

(në milionë lekë)

Janar 289,287

Shkurt 301,971

Mars 309,551

Prill 319,151

Maj 326,760

Qershor 341,154

Korrik 349,433

Gusht 356,873

Shtator 370,010

Tetor 378,200

Nëntor 386,532

Depozitat në 2008-ën

(në milionë lekë)

Janar 611,542

Shkurt 614,701

Mars 607,701

Prill 613,225

Maj 613,191

Qershor 627,894

Korrik 636,016

Gusht 656,055

Shtator 667,646

Tetor 640,617

Nëntor 626,628



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›