AMC shpërblen besnikërinë e abonentëve, tani komunikim më cilësor dhe i lirë
AMC, në një treg të ndryshueshëm, vazhdon të shpërblejë besnikërinë e abonentëve të saj dhe t’u ofrojë të gjithë qytetarëve shërbime cilësore dhe të lira. Vetëm në muajt e fundit abonentët e AMC kanë përfituar nga një numër ofertash dhe ulje tarifash sipas planeve tarifore ku bëjnë pjesë. AMC shpërbleu abonentët ALBAKARTA duke ulur tarifat deri në 51 %. Telefonatat e ALBAKARTA drejt operatorëve të tjerë celularë u bënë deri 28% më të lira, ndërsa tarifat drejt numrave fiks u ulën deri në 38%. AMC zbaton politikën e tarifave të përshkallëzuara. Tarifat ulen në varësi të kohëzgjatjes së telefonatës dhe arrijnë deri 5.9 lekë/minuta për telefonatat brenda rrjetit AMC. Ulje të kostove zbatohen edhe për telefonatat drejt destinacioneve të tjera. ALBAKARTA është paketa me parapagesë që ka tarifat standarde më të ulëtat në tregun shqiptar. Filozofia e AMC udhëhiqet nga filozofia për t’u ofruar më të mirën abonentëve. Këtë e vërteton më së miri komuniteti What’s Up, i cili është komuniteti më i madh në vend. Të gjithë abonentët What’s Up mund ta rimbushin llogarinë me 800 lekë ose më shumë dhe flasin brenda grupit me 0 lekë/minuta, gjithë ditën dhe natën përgjatë një muaji, dhe paguajnë vetëm 3 lekë për çdo telefonatë. Gjithashtu përfitojnë falas 100 MB internet në celular dhe mesazhe Zlango pa limit. Për më tepër, me 400 lekë mund të blejnë 200 minuta kohë bisede plus 200 SMS dhe 200 MMS drejt çdo numri “What’s Up”. Ofertat e shumta dhe çmimi i ulët e bëjnë “What’s Up” tepër të përshtatshme edhe për abonentët e rinj. Paketa “What’s Up” blihet me 416.7 lekë dhe përfshin 400 lekë kohë bisede dhe 400 SMS falas brenda grupit. Përveç ofertave të shpeshta, abonentët “What’s Up” përfitojnë tarifa të reja, deri 45% më të ulëta. Mund të flasin me abonentët e tjerë “What’s Up” me 15 lekë/minuta, si dhe drejt destinacioneve kombëtare me tarifa që fillojnë nga 30 lekë/minuta. AMC ofron zgjidhje të reja për abonentët me kontratë. Për herë të parë abonentët me kontratë kanë mundësi të përfitojnë një program pa pajtim mujor. Programi “AMC Zero Pajtim Mujor” ofron tarifa të ulëta drejt çdo numri në vend. Çdo ditë nga ora 23:00 deri në 06:00, si edhe të shtunën e të dielën gjatë 24 orëve, abonentët e kësaj kategorie mund të flasin me 8 lekë/minuta me të gjithë miqtë, kolegët familjarët apo të dashurit e tyre brenda rrjetit AMC. Për më tepër, çdo abonent i planit tarifor “AMC Pajtim Mujor Zero” mund të formojë një grup me tre abonentë të tjerë Consumer dhe të komunikojë gjithmonë me ta për vetëm 9 lekë/minuta. Ky program është krijuar për t'i ofruar çdokujt fleksibilitet dhe lehtësi në komunikim. Abonentët e AMC përfitojnë disa shërbime unike në tregun shqiptar të telekomunikacionit. Mbi 10 milionë rimbushjet që janë kryer me “AMC Fleksi” gjatë 17 muajve nga prezantimi i tij, e kanë bërë këtë shërbim ndër më të suksesshmit. Me anë të shërbimit falas AMC Fleksi, abonentët mund të ripërtërijnë kohën e bisedës për numrat ALBAKARTA, What's Up, AMCKARTA pa nevojën e kartës rimbushëse, duke filluar nga 100 lekë e duke vazhduar qindarkë pas qindarke deri në 10 000 lekë. Rimbushja AMC Fleksi shoqërohet edhe me dhurata. Në varësi të shumës së rimbushjes dhe të planit tarifor ku bën pjesë, abonenti përfiton kohë bisede falas deri në 40 minuta, SMS dhe MMS, për të cilat informohet me SMS. Rimbushja AMC Fleksi ofrohet vetëm në dyqanet AMC në të gjithë Shqipërinë.
Tashmë abonentët AMC, me anë menysë së re AMC My View, mund të zbulojnë botën emocionuese që fshihet në celularët e tyre. Ky shërbim i ri i AMC aktivizohet lehtë dhe mund të përdoret nga çdo abonent AMC. Me AMC My Vieë abonentët mund të shkarkojnë muzikë, lojra, fotografi, si dhe të vizitojnë faqet më të njohura të internetit (p.sh. Google, Facebook, YouTube, MySpace, etj.). Nëpërmjet këtij shërbimi abonentëve të AMC u ofrohet një mundësi për të lexuar lajmet e fundit për shëndetin, spektaklin, aktivitetet kulturore si edhe të gjejnë forma të ndryshme zbavitjeje. AMC ofron komunikim të leverdisshëm për abonentët me parapagim dhe zgjidhje të plota biznesi për abonentët me kontratë. AMC është kompani lider në vend për sa i përket mbulimit me sinjal të territorit dhe popullsisë. Abonentët e AMC gëzojnë përparësitë e rrjetit me mbulimin më të madh dhe me sinjalin më të fortë në vend.
Financat, doganat do të unifikojnë sistemin e vlerësimit të mallrave
Gjatë këtij mandati do të unifikohet sistemi i vlerësimit të mallrave për vlerësim të njëjtë në të gjitha pikat doganore si dhe zhvillimi i moduleve specifike në lidhje me vlerësimin doganor. Ky është një nga pikat e programit të Ministrisë së Financave që përfshin modernizimin e administrimit fiskal, përmes automatizimit e informatizimit të plotë të tij brenda mandatit 4-vjeçar, implementimit të procedurave eficiente dhe transparente, rritjes së profesionalizmit dhe përkushtimit civil, dekurajimit të subjektivizmit abuziv e të shfaqjeve korruptive. Gjithashtu synohet administrimi i modernizuar i sistemit të tatimeve e taksave, reduktimi i mëtejshëm i barrierave burokratike, përmirësimi i administrimit tatimor duke vijuar dominimin mbi informalitetin, evazionin fiskal dhe korrupsionin në administrimin e taksave, përbëjnë tre drejtimet kryesore për materializimin e këtij prioriteti të qeverisë. Në këtë kuadër do të intensifikohet reforma e thellë administrative duke shtrirë sistemin e deklarimeve dhe pagesave on-line në të gjitha kategoritë e bizneseve. Po brenda vitit të parë të qeverisjes do të pajisen të gjitha bizneset me pajisje elektronike fiskale me transmetim të të gjitha transaksioneve në kohë reale pranë administratës tatimore. Do të shkrihet në shkallë të gjerë menaxhimi i pajtueshmërisë me taksat dhe shlyerjen vullnetare të detyrimeve ndaj shtetit të individëve dhe bizneseve.
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 91.55 -0.42
EURO EUR 134.80 +0.34
Poundi Britanik GBP 146.07 -0.95
Franga Zviceriane CHF 89.29 +0.20
Jeni Japonez (100) JPY 102.78 +0.51
Dollari Australian AUD 81.25 +0.83
Dollari Kanadez CAD 85.89 +0.40
Ari(OZ 1) XAU 93348.20 +969.36
Argjend(OZ 1) XAG 1543.60 +49.17
Burimi: BSH, përditësimi i fundit: 14:18:40, 06.10.2009
Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 4.06%
12M 12-mujor 7.84%
6M 6-mujor 6.83%
3M 3-mujor 5.92%
1M 1-mujor 5.64%
1Ë njëjavor 5.04%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.93%
1Ë njëjavor 6.39%
o/n njëditor 6.15%
12M 12-mujor 9.48%
6M 6-mujor 8.35%
3M 3-mujor 7.41%
Burimi: BSH, përditësimi i fundit: 06.10.2009
8 Tetor 2009