E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC tarifë 0, internet dhe Zlango falas për “What’s Up”



AMC do të bëjë të lumtur abonentët e saj “What’s UP” me një ofertë të jashtëzakonshme. Këtë verë gjithë komuniteti “What’s Up” mund të flasë gjatë gjithë ditës dhe natës me 0 lekë/min brenda grupit. Njëkohësisht këta abonentë do të përfitojnë falas internet dhe Zlango. Të gjithë abonentët “What’s Up” që do të rimbushin llogarinë me 800 lekë ose më shumë do të flasin brenda grupit me 0 lekë/min, ditë e natë përgjatë një muaji, dhe do të paguajnë vetëm 3 lekë për çdo telefonatë. Gjithashtu ata përfitojnë falas 100 MB internet në celularin e tyre. Nëse nuk e kanë aktivizuar akoma shërbimin e internetit, abonentët “What’s Up” mund të dërgojnë fjalën “Internet” si SMS në numrin 1510 ose të hyjnë në menynë AMC Easy (#100#) dhe e aktivizojnë falas internetin në celular. Abonentët “What’s Up” mund të dërgojnë mesazhe Zlango sa të dëshirojnë, për një muaj rresht nga dita e rimbushjes. Për të aktivizuar shërbimin Zlango, mjafton të dërgojnë fjalën “Zlango” si SMS në numrin 15155 ose të hynë në menynë AMC Easy (#100#). Të gjitha mesazhet Zlango të kësaj oferte janë falas brenda rrjetit AMC. Abonentët “What’s Up” janë pjesë e komunitetit më të madh në vend, të atij komuniteti që ofron tashmë mënyrat më të lira e të larmishme të komunikimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›