E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC vjen me një ofertë të re për abonentët e “What s Up”



Kompania e telefonisë celulare “AMC”-ë ka vendosur të bëjë të lumtur abonentët e saj “What’s UP” me një ofertë të jashtëzakonshme. Këtë verë, i gjithë komuniteti “What’s Up” mund të flasë gjatë gjithë ditës dhe natës me 0 lekë/minuta brenda grupit. Njëkohësisht këta abonentë do të përfitojnë falas internet dhe “Zlango”. Burime zyrtare nga kompania, e telefonisë celulare thanë dje për mediat se të gjithë abonentët “What’s Up” që do të rimbushin llogarinë me 800 lekë ose më shumë, do të flasin brenda grupit me 0 lekë/minuta, ditë e natë përgjatë një muaji, dhe do të paguajnë vetëm 3 lekë për çdo telefonatë. Gjithashtu ata përfitojnë falas 100 MB internet në celularin e tyre. Nëse nuk e kanë aktivizuar akoma shërbimin e internetit, abonentët “What’s Up” mund të dërgojnë fjalën “Internet” si SMS në numrin 1510 ose të hyjnë në menynë “AMC Easy” (#100#) dhe e aktivizojnë falas internetin në celular. Abonentët “What’s Up” mund të dërgojnë mesazhe “Zlango” sa të dëshirojnë, për një muaj rresht nga dita e rimbushjes. Për të aktivizuar shërbimin “Zlango”, mjafton të dërgojnë fjalën “Zlango” si SMS në numrin 15155 ose të hynë në menynë “AMC Easy” (#100#). Të gjitha mesazhet “Zlango” të kësaj oferte janë falas brenda rrjetit “AMC”. “Abonentët What’s Up janë pjesë e komunitetit më të madh në vend, të atij komuniteti që ofron tashmë mënyrat më të lira e të larmishme të komunikimit”, - thuhet në njoftimin e kompanisë “AMC”.

30 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›