Rezultatet paraprake, e majta në avantazh, PD-ja bllokon numërimin
68 mandatet e Bashkimit për Ndryshim dhe 3 mandatet e LSI-së mund të formojnë qeverinë e majtë. Koalicioni “Aleanca për ndryshim” ka arritur të sigurojë vetëm 69 mandate
Rezultatet paraprake deri pas mesnatës kanë shpallur të majtën fituese të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Deri në këtë moment, kur kanë qenë të numëruara më shumë se gjysma e kutive të votimit, në të gjithë territorin e vendit është bërë e ditur se kryeministri Sali Berisha ka qenë shumë pranë humbjes së këtyre zgjedhjeve. Rezultatet paraprake kanë pasur të njëjtat shifra gjatë gjithë ditës së djeshme. Por duket se një gjë e tillë nuk i ka shkuar për shtat Partisë Demokratike, e cila gjatë mbrëmjes së djeshme është përpjekur të bllokojë procesin e numërimit të votave. Një gjë e tillë është denoncuar dje nga sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafaj, i cili tha se në disa qendra numërimi është bllokuar procesi si rezultat i presioneve të bëra nga Partia Demokratike. Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga kompania “ECA” ka rezultuar se koalicioni “Bashkimi për ndryshim”, i udhëhequr nga Partia Socialiste, ka fituar 68 mandate deputetësh. Përkatësisht, Partia Socialiste ka fituar 67 mandate, ndërsa aleatja e saj, Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, ka fituar një mandat. Ndërkohë, koalicioni “Aleanca socialiste për integrim”, i drejtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, deri dje në orën 23:00 ka fituar vetëm 3 mandate deputetësh, por të mjaftueshme për të garantuar formimin e një maxhorance të majtë. Përsa i përket koalicionit të Partisë Demokratike “Aleanca për ndryshim”, ky koalicion ka fituar vetëm 69 mandate, përkatësisht PD-ja 67 deputetë, Partia Republikane 1 deputet dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim 1 deputet.
Mandatet
Beteja më e madhe për votat është bërë të paktën në tri qarqe kryesore, ku është konstatuar se koalicioni i Partisë Socialiste me Koalicionin e Partisë Demokratike kanë pasur një rezultat që u jepte një numër të barabartë mandatesh. Kështu, në qarkun e Tiranës rezultati paraprak bënte fjalë për një barazim mandatesh 16 me 16, nga të cilat Partia Socialiste ka fituar 16, Partia Demokratike 15 dhe Partia Republikane një mandat. Në qarkun e Elbasanit rezultatet paraprake bënin fjalë për një ndarje të barabartë 7 me 7 mandatesh midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, si dhe në qarkun e Korçës, ku PD dhe PS kanë siguruar nga 6 mandate.
Dominimi i PD-së
Partia Demokratike ka dominuar në qarkun e Shkodrës, ku sipas rezultateve, ka fituar 7 mandate kundrejt 4 të Partisë Socialiste. Në qarkun e Kukësit ka fituar 3 mandate kundrejt 1 të Partisë Socialiste, në qarkun e Lezhës PD-ja ka fituar 4 mandate kundrejt 3 të Partisë Socialiste, në qarkun e Dibrës Partia Demokratike ka fituar 4 mandate kundrejt 2 të PS-së. Partia në pushtet ka fituar edhe në qarkun e Durrësit me rezultatin 7 mandate ndaj 5 të PS-së dhe 1 të LSI-së.
Dominimi
Dominimi i Partisë Socialiste është konstatuar në qarqet e Jugut të vendit, sidomos në qarkun e Fierit, ku kjo parti, sipas rezultateve paraprake, ka fituar 9 mandate kundrejt 6 mandateve të PD-së, ndërkohë që fitorja e së majtës në këtë qark bëhet më e thellë duke qenë se në të ka fituar një mandat edhe LSI-ja. Sipas rezultateve paraprake, koalicioni “Bashkimi për ndryshim” ka fituar në qarkun e Vlorës me rezultatin 7-5, ku 6 mandate i ka fituar PS-ja dhe një mandat aleatja e saj, PBDNJ-ja, ndërsa PD-ja 4 mandate dhe PDI-ja 1 mandat. Në qarkun e Gjirokastrës rezultatet paraprake shpallin fituese PS-në me 3 mandate kundër 2 mandateve të PD-së. Në qarkun e Beratit PS-ja ka fituar 5 mandate, LSI-ja një mandat dhe PD-ja 2 mandate.
30 Qershor 2009