Çmimi i energjisë, pronarët e rinj do të aplikojnë pranë ERE-s për tarifat e 2010-s
Afati për rritjen e çmimit të energjisë nga OSSH-ja deri në gusht. Cekët nisin tratativat pas zgjedhjeve me autoritet shqiptare
Ervin KOÇI
Çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët shqiptarë, do të rritet në fillim të vitit të ardhshëm. Pas një akordi të nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë çeke “CEZ” që privatizojë OSSH-në, një nga pikat e marrëveshjes ishte dhe rritja e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët. Sipas kontratës deri në gusht është afati që pronari i ri i OSSH-së ka për të aplikuar në lidhje me tarifat e reja të energjisë elektrike për vitin 2010. Por në fund do të jetë kompetencë e Entit Rregullator të Energjisë që të vendosë nëse do të ketë një rritje të çmimeve dhe sa do të jetë ajo. Kompania private çeke që ka privatizuar Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes ka të drejtë që të bëjë një propozim për rritjen e çmimit. Aktualisht është diskutuar për një rritje deri në 10 për qind, por ende nuk dihet se si do të jetë propozimi zyrtar që do të çohet zyrtarisht në ERE. Për këtë vit nuk pritet që të ketë një rritje tjetër të çmimeve të energjisë, gjë e cila është deklaruar edhe nga ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, para disa muajsh. Por kjo nuk mund të pretendohet vitin e ardhshëm, edhe pse Enti Rregullator do të ketë një rol tepër të rëndësishëm monitorues. Aktualisht në procedurën e përcaktimit të tarifave të energjisë elektrike ndikojnë dy faktorë me rëndësi: njëri ka të bëjë me çmimet e importit të energjisë elektrike dhe tendencën e zhvillimit të tyre dhe me investimet që bëhen në sektorin e energjisë elektrike. Faktori tjetër ka të bëjë me zvogëlimin e humbjeve të energjisë.
Rishikimi i kontratave
Kontrata e furnizimit me energji të konsumatorëve familjarë dhe jofamiljarë është në fazë rishikimi. Kompania çeke do të sjellë propozimet e saj dhe do të jetë ERE-ja, institucioni përgjegjës për të vendosur standardet e cilësisë së shërbimit të furnizimit dhe të sigurisë për konsumatorët. “Standardet e cilësisë së shërbimit të propozuara nga kompania do të jenë pjesë përbërëse e kontratës së furnizimit me energji dhe do të përfshihen për t’u diskutuar në seancën e hapur dëgjimore që do të organizohet nga ERE-ja në vijim të procesit të rishikimit të kontratës proces në të cilin do të përfshihen të gjitha palët e interesuara dhe publiku i gjerë”,- kanë deklaruar burime të ERE-s. Drejtues të Entit Rregullator të Energjisë kanë kërkuar bashkëpunim të shoqatave të konsumatorëve për të ndërgjegjësuar opinionin publik në lidhje me pagimin e faturave të konsumit të energjisë, për të ulur kështu koston e energjisë.
Transferimi i aseteve
Përveç procedurave standarde të shitjes së OSSH-së, tashmë ka hyrë në fuqi dhe vendimi për transferimin e aseteve të Operatorit nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare. Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare, procedurë që i jep fuqi ligjore vendimit që Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë ka marrë në fund të muajit maj. Kështu, i gjithë inventari i listës së pronave të paluajtshme të OSSH-së, tashmë është në duart e pronarit të ri të shpërndarësit të energjisë.
30 Qershor 2009