E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresisti amerikan, Hastings: “Zgjedhjet varen nga procesi i numërimit”



Bashkëkryetari i Komisionit të Helsinkit, njëkohësisht dhe zëvendëskryetar i misionit të vëzhguesve të OSBE-së, kongresisti amerikan, Alsi L. Hastings, në një deklaratë për mediat është shprehur se suksesi i procesit zgjedhor në Shqipëri do të përcaktohet nga ecuria e numërimit të votave. Ai është shprehur se zgjedhjet e 28 qershorit kanë shënuar disa përmirësime krahasuar me vitet e mëparshme. "Vlerësimi im paraprak është se në shumë aspekte zgjedhjet e 28 qershorit paraqitën përmirësime krahasuar me vitet e kaluara. Sigurisht që procesi është në vazhdim dhe transparenca e besueshmëria e tij do të varen nga procesi i numërimit, i cili duhet të përmbyllet me sukses. Zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë të qetë.
Në ditën e zgjedhjeve u vënë re disa probleme teknike që lidhen me bojën e përdorur për të shënuar gishtat, aplikimi i votimit familjar, mungesa e materialeve zgjedhore si dhe mungesa e balancës së gjinisë femërore me atë mashkullore në komisionet e votimit. Gjatë fushatës është vënë re një klimë e polarizuar politike, e cila eklipsoi ecurinë e mëtejshme të procesit zgjedhor. Mungesa e besimit midis partive kryesore pështjelluan procesin me akuza për manipulim të ndërsjellë”, - është shprehur kongresisti Hastings. Ai vlerësoi se këto zgjedhje janë një tregues pozitiv për Shqipërinë si një vend anëtar i ri në NATO.

30 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›