E Diel, 1 Nëntor 2026

AMF: Ligji i ri për pensionet private, përmirëson sistemin ekzistues

Tregu i pensioneve vullnetare mbetet ende një treg i vogël, parë ky si nga këndvështrimi i kontributeve dhe nga numri i kontribuesve. Në këtë treg, për vitin 2009, shihet një rritje prej 37.26 për qind e kontributeve dhe një rritje prej afër 14.71 për qind e numrit të kontribuesve, krahasuar me vitin 2008. Zhvillimi më i rëndësishëm në këtë treg për vitin 2009, ka qenë hyrja në fuqi e ligjit numër 10197, datë 10.12.2009, Për fondet e pensionit vullnetar, i

cili sjell përmirësimin e bazës ligjore për kolonën e tretë të fondeve private të pensionit vullnetar me kontribute të përcaktuara. Kuadri ligjor në fushën e pensioneve private paraqitej i vjetruar me ligjin fuqi numër 7943, datë 01.06.1995 Për pensionet suplementare dhe institutet private të pensioneve, i cili nuk përshtatej me standardet ndërkombëtare dhe direktivat evropiane. Ligji i ri ka për qëllim përmirësimin e sistemit ekzistues të pensioneve vullnetare private në Shqipëri me ndikime të pritshme lehtësim në planin afatgjatë të kostove sociale duke stimuluar shtetasit të kursejnë privatisht dhe vullnetarisht për të shtuar pensionin e tyre, shtimin e nivelit të kursimit të popullatës dhe rritjen e investimeve afatgjata në vend.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›