Biznesi beratas dërgon sasinë e dytë të ndihmave në Shkodër
Institucioni i Prefektit të Qarkut në Berat ka deklaruar sot dërgimin e një sasie të dytë ndihmash humanitare për zonat e përmbytura në Shkodër. Pas ndihmave financiare që dhanë të gjitha institucionet dhe drejtoritë e këtij qarku tashmë janë aktivitet private që veprojnë në këtë qytet që deklaruan dërgimin e ndihma për zonën e Nën Shkodrës. Prefekti Konstandin Lefta ka zhvilluar një takim në bashkëpunim me Dhomën e Tregëtis në Berat
ku ka përshëndetur përfaqësuesit e pesë firmave private, të cilët ju përgjigjën thirrjes së prefektit për të ndihmuar banorët e zonave të përmbytura. Përfaqësuesit e pesë firmave private prodhuese në këtë qytet deklaruan sot prej disa ditësh janë sensibilizuar nën moton Kontributi ynë ndikon në normalizimin e jetës së familjeve të dëmtuara nga përmbytjet dhe kanë grumbulluar nga prodhimet e tyre shumë ndihma në ushqime të cilat janë dërguar drejt Shkodrës. Firma private Viga mësohet se ka mbledhur pesë kv miell, firma Sidnei, ka mbledhur 300 copë vazo të konservuara me perime, firma Miri, ka mbledhur 184 koli me ushqime të konservuara, firma Gega, pako me veshje. Ndihma në ushqime kanë mbledhur dhe 816 qytetarë, të cilët i janë përgjigjur thirrjes së prefektit, Lefta. A. Gorica