E Diel, 1 Nëntor 2026

Hiqet kufizimi në përdorimin e bonove për legalizimet

Hiqet kufizimi në përdorimin e bonove të privatizimit për procesin e legalizimeve. Komisioni Parlamentar ka miratuar një ndryshim në ligjin ekzistues , sipas të cilit bonot e privatizimit të përdoren për legalizimin në masën 50 për qind të banesës informale me sipërfaqe deri në 500 m2 jo vetëm kur ajo ndodhet brenda vijës së verdhë, por edhe jashtë saj. Deputetët e Komisionit të Ekonomisë kanë argumentuar se ky ndryshim nxit procesin e legalizimit duke

ndihmuar shtresat më të varfra. Ky ndryshim në ligjin e legalizimeve ka efekt prapaveprues ndërkohë që prej tij përfitojnë vetëm familjarët dhe jo bizneset. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi shtesa në ligjin për legalizimet me anë të bonove të thesarit. Ndryshimet e bëra në këtë ligj e zgjerojnë mundësinë e përdorimit të bonove të thesarit edhe për zonat informale. Kështu në tokat jashtë vijave të verdha ky privatizim do të realizohet 50 për qind në bono privatizimi dhe 50 për qind në lekë. Konkretisht projektligji parashikon që pronari i ndërtimit pa leje mund të paguajë me bono privatizimi deri në 50 për qind të vlerës së parcelës ndërtimore jashtë vijave të verdha. Pagesat që konsistojnë deri në 50 për qind me bono privatizimi të vlerës së ndërtesës janë përkatësisht me sipërfaqe mbi 500 metër katror, 300 metër katror si dhe 100 katror. Komisioni i ekonomisë ka miratuar propozimin e ri të mbërritur nga Ministria e Financave për futjen e bonove të privatizimit në procesin e legalizimit të banesave. I rikthyer sërish në kuvend projektligji saktëson se përdorimi i letrave me vlerë do të aplikohet për sipërfaqe deri 500 metra katrorë jashtë vijës së verdhë dhe jo 300 siç ishte vendosur më parë. Qytetarët do të kenë mundësi që të paguajnë me bono privatizimi 50 përqind të detyrimit monetar për këtë sipërfaqe ndaj Agjencisë së Legalizimit.Projektligji pritet të shkojë shumë shpejt për miratim edhe në parlament duke bërë kështu realitet një premtim elektoral të kryeministrit Berisha. Ligji u jep afat qytetarëve që 3 muaj nga hyrja në fuqi të depozitojnë pranë Agjencisë së Legalizimeve kërkesën për përdorimin e letrave me vlerë. Përfitues nga do të jenë edhe personat që kanë shlyer tashmë detyrimin ndaj ALUIZNI-t. Këtyre do t'ju kthehet shuma respektive e paguar në lek. Nga pagesa me letra me vlerë përjashtohen ndërtesat në proces legalizimi të ndërtuara me qëllim social ekonomik. Qëllimi i futjes së bonove të privatizimit në këtë proces bëhet për të ndihmuar qytetarët në nevojë dhe njëkohësisht për të aktivizuar vetë bonot e papërdorura, vlera e të cilave pritet të rritet ndjeshëm në tregun e lirë të këmbimit. Isida Koka, specialiste e Ministrisë së Financave , theksoi se ndryshimi i ligjit konsiston në shtimin e sipërfaqeve për legalizimin.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›