E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN jep parashikime pozitive për ekonominë

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka azhornuar me ngritje parashikimet e tij ekonomike. Kështu, ky institucion parashikon tani që prodhimi i brendshëm në nivel botëror do të rritet këtë vit me 3.9 për qind. Përmirësimi, sipas FMN, i bie të jetë 0.8 përqind krahasuar me shifrat e publikuara në tetor, ndërsa rritja ekonomike do të ngjitet nga 0.1 në 4.3 për qind. Përsa i përket situatës ekonomike ndërkombëtare, autoritetet britanike konfirmuan sot daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga recesioni, ndryshe nga SHBA dhe Japonia, që e lanë pas atë vitin e kaluar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›