E Diel, 1 Nëntor 2026

Porti i peshkimit të Durrësit, mollë sherrimes KRT dhe Ministrisë së Mjedisit

Porti i peshkimit në Durrës bëhet mollë sherri mes KRT së këtij qyteti e Ministrisë së Mjedisit që duke mos gjetur gjuhën e përbashkët mes zërave pro e kundër në Këshillin e rregullimit të territorit të Durrësit ka kërkuar kryetari i Bashkisë së qytetit që vetë qytetarët të vendosin nëse porti do të jetë në pjesën perëndimore të qytetit apo do të ndryshohet vendndodhja e tij. Kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ka treguar arsyet se pse administrata e tij

është kundër ndërtimit të portit të ri të peshkimit pranë shëtitores Taulantia në këtë qytet.  Ndërkohë Pas deklaratave të Dakos, për pengimin e portit të peshkimit në këtë qytet, ministria e Mjedisit, reagoi nëpërmjet këshilltarit të ministrit, Aleksandër Garruli i cili tha se me ndërtimin e portit të ri të peshkimit nuk mbartet një veprimtari nga jashtë Durrësit, por sistemohet dhe transformohet një veprimtari ekzistuese nga kushte të këqija në kushte bashkëkohore.Kryetari i Bashkisë së Durrësit po disinformon opinionin publik për të penguar ndërtimin e portit të peshkimit. Porti i peshkimit nuk është një veprimtari e re dhe e panjohur për impaktet që krijon. Ai ndërtohet i gjithë në det duke mos penguar asnjë investim perspektiv ne qytet, krejt përkundrazi, dallgëthyese i tij ndihmon në ndërtimin e portit të jahteve. Aktualisht porti i peshkimit ndodhet brenda basenit të portit tregtar  dhe shumë pranë kalatës së trageteve, tha Garuli.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›