AMF ne Komisionin e Ekonomise
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare pranon se raporti i dëmeve me primet në tregun e sigurimeve është shumë i ulët. Kompanitë vijojnë të paguajnë një shumë më të vogël për dëmet e makinave, ndërsa nga ana e këtij institucioni nuk mund të bëhet asgjë për t’i detyruar këto kompani të paguajnë më tepër për dëmet. Në shumicën e rasteve, këto mbeten çështje civile, që qytetarët duhet t’i zgjidhin në mënyrë gjyqësore.
Kryetarja e re e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Enkelejda Shehi raportoi në Komisionin e Ekonomisë, për aktivitetin mbikëqyrës të këtij institucioni, gjatë vitit 2011.
Gjatë fjalës së saj, zonja Shehi bëri të ditur se AMF është duke përmbyllur një projekt me Bankën Botërore për një rregullim të detajuar të çmimve të siguracioneve të makinave.
Pas liberalizmit të tregut të sigurimeve, çmimet e policave u ulën ndjeshëm dhe duke qenë se fondi për dëmshpërblimet u ul me 20 për qind, kompanitë u detyruan të shkojnë sërish në çmimet e para.