E Diel, 1 Nëntor 2026

Erozona miratoi pakete pe Geqine

Eurozona ka miratuar mbrëmjen e së hënës në Bruksel paketën e dytë të ndihmës prej 130 mld euro për Greqinë. 
Ministrat e Financave të 17 vendeve të Eurozonës u takuan në Bruksel për të miratuar paketën. Takimi vjen pas marrëveshjes së arritur mes qeverisë greke dhe kreditorëve private për shkëmbimin e bonove të vjetra me ato të vjetrat. Sipas marrëveshjes 83.5 për qind e investitorëve privatë që zotërojnë bono greke ranë dakord me marrëveshjen, e cila i bën ata të humbasin më shumë se 70 për qind të vlerës së tyre. Afati i fundit për bonot që i nënshtrohen ligjit të huaj është zgjatur deri më 23 mars. Europgrupi dikutoi edhe për Spanjen, stutusi financiar i së cilës ka qenë axhendën e diskutimeve të cilët ranë dakord ti lejojnë Spanjës një deficit më të madh në 2012 me 5.3% të GDP, më i lartë se objektivi origjinal por më i ulet se 5.8% që Spanja kishte kërkuar në fillim. Junker tha se synimi kryesor është që të arrihet objektivi prej 3% në fund të këtij viti.  Qeveria spanjolle në vend është nën një presion politik të vazhdueshëm. Gjatë fundjavës me qindra mijëra njerëz protestuan kundër qeverisë për reformat e saj të punës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›