AMF, tregu i letrave me vlerë, ende i pazhvilluar
Tregu i letrave me vlerë të aksioneve që kuotohen në bursa vazhdon të mbetet ende i pazhvilluar dhe i kufizuar kryesisht në tregun informal të aksioneve të kompanive të regjistruara pranë Qendrës së Regjistrimit të Aksioneve. Kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financaire, Elizabeta Gjoni, ka deklaruar dje në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë se, “tregu i letrave me vlerë vazhdon të dominohet nga tregtimi në tregun primar dhe atë sekondar të instrumenteve të borxhit të qeverisë (bono thesari dhe obligacione), ndërsa tregu i letrave me vlerë të aksioneve mbetet ende i pazhvilluar”.
Gjoni u shpreh se viti 2007 shënoi rritje të nivelit të transaksioneve në tregun me pakicë të letrave me vlerë të qeverisë, krahasuar me vitin 2006. Niveli i rritjes ishte në masën 10.9 për qind ose 900 milion lekë, të cilat përbëhen nga shitjet dhe blerjet e tregtarit dhe ndërmjetësit financiar përpara afatit të maturimit.
15 Prill 2008