E Shtunë, 31 Tetor 2026

ANTIKORRUPSION PA SHOQRI CIVILE

Cila eshte vecoria e dites ne luften kunder korrupsionit qe ka permbytur shtetin Disa bejne faktin se per here te pare prokuroria po heton kryesisht per disa akuza te ngritura nga opozita si dhe per disa kunderakuza te kunderngritura nga pushteti. Por a eshte kjo nje vecori apo farsa e radhes e nje prokurorie te trembur dhe te tredhur nga presione 20-vjecare te klases politike e cila nuk ngurroi te beje edhe disa amendime te Kushtetutes qe nuk lane pa prekur edhe integritetin e organit te akuzes Kemi frike se po dhe se hetimet do precipitojne ne te njejten situate kronike pahetueshmerie dhe per rrjedhoje edhe ndeshkueshmerie te korrupsionit sikur te mos kishin nisur fare. Kemi frike se hetimet e prokurorise nuk do te mund ta shkaterrojne statusin e njeriut qe qendron mbi ligjin te jo pak ministrave dhe zyrtareve te korruptuar. Po si i behet qe shteti te shpetoje nga dara e korrupsionit qe po e mbyt Per nje gje te tille jane shume pak denoncimet dhe akuzat publike te opozites. Luftes kunder korrupsionit duhet ti bashkohet edhe masa e qytetareve ajo qe ne fakt eshte fibra muskuli dhe gjaku i shtetit qe duhet shpetuar. Por revolta e masave qytetare ndaj korrupsionit nuk duket gjekundi. Dhe kjo mungese eshte vecoria e vertete e luftes antikorrupsion ne ditet e sotme nje mungese qe rrezikon ta shnderroje ate ne nje disfate.

Por mos valle nuk ka zhgenjim dhe zemerim masiv nga korrupsioni i llahtarshem qeveritar qe kohe pas kohe ka nxjerre koken e nendheshme duke shperthyer ne tragjedi si Gerdeci ne skandale qindramilioneshe si Rreshen-Kalimashi apo se fundi ne koncesionet e dyshimta ne energjetike Mos valle nuk ka zemerim masiv per nje korrupsion qe e ka bere dhe po e ben varferine kronike te shqiptareve edhe me masive Perkundrazi. Jane te shumta testimet dhe indikatoret qe e provojne vit pas viti se ndersa korrupsioni mbetet kronik po aq kronike eshte bere edhe pakenaqesia ndaj qeverisjes. Qeveritaret ministrat deputetet tok edhe me gjyqtaret jane sot nder klasat e kuotuara me poshte nga publiku per ndershmeri respektueshmeri ligji dhe integritet. Por cfare e ben kete pakenaqesi qytetare ndaj nje qeverisjeje thellesisht te korruptuar qe ne emer te pasurimit te nje klani politik po shqyen pronen publike duke mohuar deri edhe te drejten e prones se pronareve te vertete te dhunuar nga komunizmi cfare ben qe nje pakenaqesi e tille ne rritje te jete aq e heshtur sa te shfaqet si nje pranim i korrupsionit deri edhe mohim i tij Mungesa e forumeve qytetare e organizmave qytetare qe te protestojne kunder armikut kryesor te qytetareve qe eshte korrupsioni. Kjo eshte ajo qe e dallon situaten politike nga le te themi ajo e vitit 2005 kur PD po pergatitej te rikthehej ne pushtet dhe kur perballe zhvillimit te vendit kishte dale si pengese po kucedra e korrupsionit. Sepse ne vitin 2005 dhe me pare kishte disa organizime qytetare mjaft aktive ne luften kunder korrupsionit. Ne ate kohe vepronte Koalicioni Shqiptar per Luften Kunder Korrupsionit ACAC nje koalicion qytetar i disa organizmave te shoqerise civile i krijuar me ndihmen e nje investimi mjaft te fuqishem nga USAID dhe donatore te tjere nderkombetare. Pervec nje propagande te gjere per luften kunder korrupsionit ACAC ndermori edhe disa aksione konkrete proteste kunder korruptimit monopolist te konkurrences dhe tregjeve si per shembull ne ate te telefonise celulare. Bashkepunuese e afert me kete koalicion ishte edhe Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve ZMQ e cila e kapilarizuar ne disa rrethe te vendit u be organizatore e protestave qytetare dhe veprimtarive antikorrupsion. Ajo organizoi edhe nje manifestim qytetar ne sheshin Skenderbej ne diten nderkombetare te luftes kunder korrupsionit. Per te mos lene ne harrese levizjen Mjaft qe denoncoi dhe protestoi me efektshmeri ne perceptimin publik ndaj abuzimeve te qeverise se atehershme te Fatos Nanos. Nderkaq edhe ne media nje emision investigativ antikorrupsion i quajtur Hapur dhe i financuar nga nje OJQ amerikane IREX denonconte edhe ne Televizionin Publik TVSH vendimmarrje korruptive te burokracise ne te gjitha nivelet. Ishin keta organizma qytetare por jo vetem keta qe vec dhe tok sherbyen si tribuna te pakenaqesise qytetare ndaj korrupsionit qeveritar te asaj kohe duke ngjizur frymen e domosdoshmerise se rotacionit politik. Ishin keta organizma dhe protesta e tyre jo vetem ne Tirane por edhe ne Durres qe nuk lejuan te realizoheshin investime te dyshimta te huaja qe mund ta kthenin Shqiperine ne nje kosh plehrash te Europes. Edhe ne Vlore shoqeria civile e qytetaret reaguan masivisht fort duke bllokuar nje projekt qe kercenonte seriozisht pastertine e bregdetit ne gjirin e Vlores. Ne ate kohe lideri i opozites Berisha diti ta shfrytezoje mjaft mire per qellimet e tij te mbrapshta kete batice te levizjes qytetare qe u ngrit edhe me ndihmen e nderkombetareve. Jo pak njerez te tij depertuan ne forumet e ketyre levizjeve per ta nxitur edhe me shume ate. Militantet e Berishes kishin marre udhezime te ishin shume aktive dhe pjesemarres ne protestat qytetare. Nuk do te kalonte shume kohe dhe me rikthimin e Berishes ne pushtet do te ishin pikerisht keta beniamine te tij qe do te kujdeseshin ta varrosnin sa me shpejt levizjen qytetare. Disa moren poste qeveritare dhe joqeveritare duke i kthyer shpinen levizjeve qe nuk i duheshin me per karrieren e tyre te tjere u kujdesen te hedhin lopatat e fundit me dhe mbi levizjet qytetare qe tashme mund te beheshin te rrezikshme per pushtetin blu. Sepse Berisha e di fort mire nga pervoja sesa e veshtire eshte te hedhesh poshte me propagande fjale boshe shpifje dhe kunderakuza akuzat per korrupsion te qeverise dhe qeveritareve kur ato nuk ti ben thjesht rivali politik opozita politike por qytetaret qe kane dale ne rruge per te protestuar kunder korrupsionit. Berisha vete nuk la gje pa thene per korrupsionin e Fatos Nanos dhe jo pak nga ato dolen se ishin genjeshtra por nga ana tjeter diti te maskohej pas zemerimit te ligjshem qytetar duke e perdorur protesten e tyre si nje konfirmim te shpifjeve te tij. Ai premtoi se kur te vinte ne pushtet do te ndeshkonte te gjithe mamuthet dhe padrinot e korrupsionit por pastaj u puth me ta premtoi se nuk do te lejonte te behej asgje ne gjirin e Vlores pa vullnetin e popullit te Vlores dhe e shkeli kete premtim elektoral duke penguar nje referendum te ligjshem premtoi se do ti jepte fund monopolit dhe shtrenjtesise se telefonise celulare dhe nuk beri asgje. Por mbi te gjitha me te ardhur ne pushtet Berisha dhe berishistet u kujdesen qe te cmontohet ai rrjet shoqatash aktive qytetare qe kishin sherbyer aq mire per te denoncuar korrupsionin e qeverisjeve socialiste. Pse Sepse tashme gjenerator i korrupsionit do te ishte vete Berisha dhe qeverisja e tij. Ai e dinte se akuzave te opozites do ia gjente fillin si ti balanconte me kunderakuza shpifarake por injorimi i pakenaqesise qytetare te organizuar ne protesta do te qe nje gje me e veshtire dhe me pak shanse per sukses. Pervoja e bashkepunimit hipokrit por te suksesshem ne funksion te riardhjes ne pushtet me levizjet qytetare ne opozite e bente te domosdoshme per Berishen rrafshimin e ketyre levizjeve qytetare potencialisht te rrezikshme per pushtetin e tij te korruptuar. Duket se ne realizimin e ketij objektivi Berisha ka shfrytezuar edhe faktin qe nderkombetaret me shkujdesjen tashme te njohur per nje vend pa ndonje peshe te madhe gjeostrategjike si Shqiperia e kane bere nje sy qorr duke e gjetur me oportune apo diplomatike te besojne se Kryeministri i ri ishte burri dora e forte Mesia qe do te mund ti jepte nje goditje korrupsionit duke e reduktuar ate ne nivele buono per Albania. Ka qene nje kalkulim i gabuar qe tentonte mendjelehtesisht nje perdorim te autoritarizmit per te miren publike nje lloj iluzioni per nje autoritarizem te iluminuar. Por Berisha nuk ishte nga ai stof politikanesh qe e perdor edhe pushtetin e tepert qe i vjen ne dore per te miren publike. E kunderta ka ndodhur gjithnje me te. Ne cdo rast Berisha ka sakrifikuar te miren publike per hir te pushtetit te tepert. Ndaj gjate 8 viteve ne opozite ndersa shante dhe mallkonte padrinon Fatos Nano Berisha dhe te tijte ishin fryre me nje epsh te pa duruar per tu pasuruar edhe me shpejt se Nano. Mund te thuhet se ndersa Fatos Nano nisi te kopjoje pak nga pak ne vitet e fundit te qeverisjes dicka nga autoritarizmi dhe arroganca e Berishes ky i fundit gjate mandatit te tij te dyte ka pasur per model babezine e Nanos. Madje ka arritur ta tejkaloje dukshem ate. Jo rastesisht nga armiq siameze jane shnderruar ne vellezer siameze qe mbajne njeri-tjetrin.

Duket se pa riardhur ne pushtet Berisha kish bere nje betim vetmevete Mjaft me me asketizmat neokomuniste me thjeshtesine e apartamentit modest buze Brrakes. Eumlshte koha per pasurim e jo per asketizma pa buke Si nje populist i thekur Berisha kish gjurmuar rravgimin e psikologjise se shqiptareve qe tashme prirej ne perputhje edhe me sistemin e tregut jo me per nga thjeshtesia komuniste por nga paraja. Ndaj paraja dhe pasuria qe motoja e fshehte e Berishes ne prag te riardhjes ne pushtet. Prova Pasurimi i rrufeshem i familjareve dhe pupaceve rreth tij. Berisha pra e kish kuptuar se paraja dhe pasuria jane arma me e tmerrshme ne luften politike per perjetesimin e pushtetit. Nga ambicia e tij per pushtet pa fund nuk mund te mos lindte aleanca me korrupsionin. Ai e kish kuptuar me ne fund se nje arme si paraja nuk funksionon si duhet ne funksion te pushtetit nese nuk korrupton. Prandaj ndersa ne tribuna betohej per lufte me tolerance 0 ndaj korrupsionit per mani pulite e te tjera mashtrime nga ato qe bota i kish bere vertet por atij i duheshin sa per farse Berisha pergatiste fushaten per te asgjesuar mekanizmin e antikorrupsionit qe sapo kish lindur ne Shqiperi. Nje objektiv qe bashkonte ne aleance pushtetin absolut qe ai aspironte dhe korrupsionin absolut qe nuk mund te mos buroje sikunder edhe po e shohim nga pushteti absolut. Rrjedhoje e kesaj strategjie por edhe e miopise se nderkombetareve eshte krahas kapjes dhe presionit mbi organet e zbatimit te ligjit edhe rrafshimi i atyre organizatave te shoqerise civile per te cilat u investua aq shume dhe qe kishin sherbyer per te kundershtuar me sukses korrupsionin e qeverisjeve te majta ne Shqiperi. Sot ACAC nuk eshte me sepse financimet per te u nderprene si per nje organizem qe nuk nevojitej me. ZMQ nuk proteston me kunder korrupsionit. Me te ardhur ne pushtet Berisha drejtuesit e rinj te TVSH sepse ne Shqiperi nderrimi i qeverise sjell edhe nderrimin e bulonave deri edhe ne nje televizion qe me ligj i takon publikut jo qeverise bllokuan transmetimin e programit investigues antikorrupsion Hapur. Organizata Mjaft reziston por eshte dobesuar dukshem edhe per faktin se burime njerezore dhe financiare u devijuan pa pamaturi ne funksion te nje organizmi politik si G99 qe u shnderrua me pas ne nje parti politike te pasuksesshme. Por sikur sot te ishin veprues organizma te tille te shoqerise civile qeverisja e superkorruptuar do ta kish shume te veshtire ti bente balle ciklonit qytetar antikorrupsion qe shfryn turfullon e vertitet rreth vetes i zemeruar por nuk shperthen dot.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›