E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fund politikes perkedhelese ndaj Serbise

Shirley Cloyes DioGuardi
dhe Roland Gjoni

Me 22 korrik Gjykata Nderkombetare e Drejtesise GJND vertetoi ligjshmerine e deklarates se pavaresise se Kosoves shpallur ne shkurt 2008. Para vendimit te GJND-se Serbia loboi fuqishem per te bindur shtete ne mbare boten qe te refuzonin njohjen e pavaresise se Kosoves duke pretenduar se ishte kunder se drejtes nderkombetare. Tani qe Gjykata ka marre vendim dhe eshte menjanuar baza e paqartesive Beogradi po fillon te kuptoje se ekzistenca e Kosoves si shtet sovran eshte e pakundershtueshme dhe njohjet e reja te statusit mund te hapin rrugen per pranimin e Kosoves ne Kombet e Bashkuara.

Megjithate ne vend qe te respektoje vendimin e GjND-se ndash vendim qe e kerkoi vete ndash Beogradi i eshte kthyer provokimeve te dhunes ne pjesen veriore te Kosoves hapesires qe e ka kontrolluar dhe manipuluar financiarisht dhe politikisht qe prej se Kosova u vendos nen protektorat te OKB-se ne veren e vitit 1999. Pas disfates ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise Beogradi tani deshiron te rihape bisedimet me Prishtinen ne perpjekje per te aneksuar Veriun ndash ashtu sic qe ne gjendje te marre Republiken Serbe nga Bosnje-Hercegovina ne Marreveshjen e Dejtonit me 1995. Bashkesia nderkombetare ne te vertete shperbleu Beogradin per gjenocid kur krijoi nje entitet politik qe nuk ekzistonte me pare te quajtur Republika Srpska.

Duke iu druajtur kokefortesise ne rritje te Serbise Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian po perpiqen te shtyjne udheheqjen politike te Kosoves drejt tavolines se bisedimeve sic pandehin per tu marre me ceshtje teknike dhe sipas fjaleve te Grupit Nderkombetar te Krizave GNK per te zgjidhur dallimet dhe per te zhbllokuar rrugen drejt integrimit me te gjere europian 26 gusht Kosovo and Serbia after the ICJ Opinion. Ne te vertete bashkesise nderkombetare i jane shterur idete per te siguruar bashkepunimin e Beogradit dhe po i ben trysni shqiptareve qe ti bejne Serbise leshime te metutjeshme. Fakti se Veriu nuk ka qene nen autoritet te efektshem te Prishtines per dy dekada dhe se popullata e serbeve neper fshatra nuk pranon te integrohet ne Kosove po paraqitet si arsyeja kryesore per bisedime te reja. Megjithate i njejti raport i GNK-se nuk shpjegon shkakun burimor te problemit. Qe nga perfundimi i luftes bashkesia nderkombetare ka mundesuar de facto ndarjen te Mitrovices dhe nuk ia ka dale te ndaloje strukturat paralele ne Veri te financuara nga Beogradi. Ndersa nderkombetaret mbeshteten zbatimin e planit te Ahtisaarit i cili per vetem dy vjet i beri te gjitha institucionet shteterore ne Kosove shumetnike duke integruar serbet e Kosoves ne deget ligjvenese ekzekutive dhe gjyqesore askush nuk e provoi apo testoi ndonjehere planin e Ahtisaarit ne Veri duke lejuar Serbine te konsolidoje kontrollin atje.

Bisedime te reja pa njohjen e Kosoves do te miratonin qendrimin e Beogradit se tregimi i Kosoves nuk ka mbaruar sepse Serbia thote ashtu. Me e keqja me bisedime te reja do te ngrihej pezull perfundimi i statusit te Kosoves dhe funksionaliteti i shtetit te ri kurse paqja dhe stabiliteti i qendrueshem per Kosoven dhe rajonin do te ishin te pakapshme. Politika e marrjes me te mire qe Perendimi historikisht ka ndjekur ndaj Serbise eshte problemi paresor dhe raporti i GNK-se e reflekton kete. Albert Rohan ish i derguar per statusin e Kosoves pohoi pikerisht kete kur u tha gazetareve ne Prishtine me 27 gusht se raporti i GNK-se perdor te njejten gjuhe si rezoluta serbe per Kosoven ne Kombet e Bashkuara ndash rezoluta qe po kerkon bisedime te reja per statusin e Kosoves dhe qe fatkeqesisht Asambleja e Pergjithshme e OKB-se eshte pergatitur ta shqyrtoje me 9 shtator.

Politika e marrjes me te mire ndaj Beogradit ka qene thelbi i qasjes se bashkesise nderkombetare ndaj konfliktit te Ballkanit qe nga koha kur diktatori i atehershem serb Sllobodan Millosheviq nisi kater luftera agresioni ne Ballkan i papenguar deri dhjete vjet me vone kur nje fushate bombardimesh e NATO-s nen udheheqjen e Shteteve te Bashkuara i dha fund marshit te tij per gjenocid ne Europe. Deri atehere me shume se 300 mije myslimane te Bosnjes dhe 15 mije shqiptare te Kosoves kishin humbur jeten 4 milione njerez ishin zhvendosur dhe fshatra qytete ferma e fabrika ishin kthyer ne germadha. Kur me shume se 1 milion shqiptare te cilet ishin debuar prej Kosoves nga trupat e Millosheviqit shume prej tyre te ngarkuar neper trena internimi u kthyen ne shtepi ne fund te luftes ne qershor 1999 Perendimi eshte dashur te njohe pavaresine e Kosoves te informoje Beogradin se ka humbur legjitimitetin per te qeverisur Kosoven dhe te ndihmonte Serbine drejt demokratizimit. Ne vend te kesaj Serbia asnjehere nuk u detyrua sic eshte dashur te detyrohej si Gjermania me 1945 te perballet me te kaluaren gjenocidore dhe ta transformoje ate. Sistemi i korruptuar dhe ksenofob qe Millosheviqi krijoi ne Serbi nuk eshte shperbere akoma ndash cfare con jo vetem ne dem te shqiptareve por edhe ne dem te serbeve.

Beogradi vazhdimisht eshte shperblyer per papajtueshmerine e treguar dhe per kete arsye Presidenti serb Boris Tadiq ka bere kedo te mendoje se qeveria serbe mund te kaperceje me sukses vendimin e muajit te kaluar te GjND-se dhe te kaloje ne nje faze te re diplomatike ndash nje ne te cilen Beogradi behet aktor rajonal ne kerkim te me shume karotave nga nje Bashkim Evropian i percare dhe nga Shtetet e Bashkuara. Mbi te gjitha kjo sjell tek aneksimi i komunave veriore te Kosoves nga Mitrovica e tutje ku Serbia vazhdon betejen per territore qe e ka zhvilluar ne Ballkan per njezet vjetet e fundit. E tille ka qene gjithmone levizja perfundimtare e Serbise ndash jo rikthimi i krejt Kosoves por ne vend te kesaj gllaberimi i territoreve qe do te zbuste ne dukje problemin moral te Serbise se ajo nuk beson qe kombet mund te jetojne krahas saj por vetem nen pushtetin e saj.
Njezet vjet deshtimi per te mbeshtetur nje zgjidhje paqesore dhe integruese ne veri po arrijne kulmin tani me thirrjet per te kembyer pjesen veriore kryesisht serbe te territorit te Kosoves me pjeset me shumice shqiptare te Serbise Jugore ne Luginen e Presheves. Por per sa kohe qe Serbia te refuzoje te njohe pavaresine e Kosoves ky shkembim tokash vetem do te conte perpara interesin e Beogradit per te copetuar Kosoven per te ushtruar kontroll mbi te dhe per te trasuar rrugen drejt shkeputjes ne nje faze te mevonshme. Kjo nuk do tua permiresonte jeten afro 50 mije serbeve qe jetojne ne Vveri dhe si per ironi sipas planit te Ahtisaarit do te kishin perfituar lidhje edhe me Prishtinen edhe me Beogradin. Dhe as nuk do te shtynte Beogradin qe te vendose marredhenie konstruktive dypaleshe me Kosoven. Ne te kunderten nje ujdi e tille do te fuqizonte pohimin e Beogradit per shkeputjen e Veriut duke lene Kosoven ne harrese si shtet te deshtuar e te varur nga ndihmat dhe me prani nderkombetare per shume vjet.

Ne vend se te degjoje qejfet e Beogradit duke perkrahur kembimin e territoreve dhe popullates ndash posacerisht kur Brukseli po predikon bashkekzistencen mes grupeve etnike ne cilindo vend tjeter ne Europe ndash Perendimi duhet te nxite bashkekzistencen reciproke dhe te drejtat e njeriut ne mbare rajonin ne pritje te dites kur te hiqen te gjithe kufijte dhe vizat ne Ballkan. Por kjo nuk do te ndodhe derisa Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara te mos perballen me bashkefajesine e tyre ne lufterat ballkanike te shekullit XX dhe pasojat e tyre. Realpolitika parimi udhezues i politikes se jashtme perendimore per dy dekadat e fundit ne Europen Juglindore ka deshtuar mjerisht sepse ishte i shkeputur nga te drejtat e njeriut. Ai beri qe Shtetet e Bashkuara dhe Europa te ngurronin dhe te rrinin duarkryq te shumten e kohes gjate kasaphanes me te madhe ne zemer te Europes qe prej Luftes se Dyte Boterore dhe si rrjedhoje beri qe Perendimi te pranonte barazi te rrejshme mes doraseve dhe viktimave per shkak te besimit te pabaze se te gjitha zgjidhjet e problemeve te Ballkanit Perendimor mund te gjenden ne Beograd. Perparimi eshte i mundshem kur te drejtat e njeriut dhe antiracizmi te jene thelbi i perfshirjes nderkombetare ne Kosove dhe jo shperblimi i sjelljes se dhunshme per shkak se nuk kemi durim dhe vullnet per tiu kundervene asaj.
Ne vend se te kenaqe oreksin ekspansionist te Serbise bashkesia nderkombetare duhet te ndihmoje Kosoven te zbatoje sistemin e saj te perparuar te te drejtave per komunitetet cfare do te lehtesonte hapjen e nje procesi te ri politik qe nuk eshte as i orkestruar e as i manipuluar nga Beogradi. Per zgjidhje duhet te kete nje qasje te shekullit XXI e cila kerkon nisma paqesore qytetare per te integruar Kosoven Veriore ndash hapesiren me gjendjen me te rende ne Europe sa i perket sundimit te ligjit. Kembimet e territoreve ose gllaberimi i tyre qe u orkestruan kryesisht nga Perendimi gjate shek. XIX nuk duhet te perseriten ne Europen e sotshme ku kufijte jane ne zhdukje e siper.

Autoret Shirley Cloyes DioGuardi eshte keshilltare per ceshtje te Ballkanit e Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Roland Gjoni eshte ekspert i se drejtes nderkombetare qe punon ne Kosove

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›