E Shtunë, 31 Tetor 2026

Markot nuk dine te kthehen

In memoriam

Kete fundjave u be zemerpushuar por fjalembetur si i ati Jamarber Petro Marko. Perditshmerish ai thirrej Madu. Thirrej vecantish dhe i tille ishte per ata qe mundeshin te shihnin matane portretit te shprishur te tij. Ne castin e fundit te kalimit ne amshim Madu la nje titull libri Nuk di te kthehem.

Ishte e vetethena e asaj qe duhet thene meritueshem per te. Nuk di te kthehem Familjarisht ai dhe at-krijuesi i tij nuk diten te kthehen. Per kete shkak familjes Marko iu dhurua ne dy e pak me teper kohe te njepasnjeshme politike shperfillje aq e madhe sa nuk e kuptojme se ne cborxh kemi hyre te gjithe. Shperfilljes ndaj kesaj familjeje iu bene deshmitare disa qindra mijera bashkekohes. Ndersa lexueshmerise se letersise qe solli i ati dhe i biri pashmangshmerisht do tu jemi pjese e aradhave qe skane per te reshtur kohe pas kohe.

Nje nder bisedat e fundit mes tij dhe se motres Arianites lidhej me demshperblimin qe premtohej aq cinikisht per tju dhene si ish i perndjekur politik. Fantazia e sjelljes me ato leke ishte e thjeshte por krenare si e Markove. Do i hidheshin ato leke te krevati i vjeter dhe ai do i shperndante nje pjese te tyre per te miret e mehalles se vjeter aty te bulevardi Leka i Pare ne Tirane. Do tjua dhuronte atyre qe mbeten ende me te afertit dhe me te pamunguarit per familjen e mbetur Marko.

Ato leke ai nuk i mori dhe per shkak te tyre mezi iu gjet nje varr nder rrugicat e okupuara te varrezave te Sharres. Tamam si ne poezine e Pro nobis-it kur tha Ti do te tretesh ne rruge.
Jamarbri vetezgjodhi preferencen e aq e aq shkrimtareve bohemesine shperfillese ndaj shoqerise por sidomos ndaj shoqerise institucionale e cila nuk beri dot hije si ndjenje vleresuese te Jamarbri. Ai e gjuajti shperfilljen me shperfillje. Te vetmen hije qe la si shenje te makthshme diktatura e shkuar ai e fshehu aq mencurish ne poezite e botuara dhe te pabotuara.

Prej kesaj perplasjeje shume njerez me dhimbje dhe pa te tilla kujtojme se eshte plagosur ajo familje apo ai poet i vertete. Ne te vertete ai dhe i ati fituan heroizmin e te qenit te pakthyeshem. Te disa dhjetera e pse jo edhe qindra bashkekohes te tyre pazhbeshem do te mbetet lendimi per pashpirtesine e treguar ne kohen e sotme pasi ne te djeshmen ishin te gjithe te pamundur. Sepse ata lane nje lende e cila vlen meritueshem per edukimin artistik estetik atdhetar dhe qytetar te femijeve te sotem dhe te atyre qe ende skane lindur.

Letersia e Jamarber Markos mbeti ku e ku me pak nga ajo qe kishte aftesi te linte. Jetoi kontestueshem per nje mije e nje arsye dhe rrethana. Me nje ndergjegje trashegimie para se ciles ndihej i vogel cdo bashkefoles.

Per rrugen dhe njerezit e saj ngriti nje kult ndonese gjithe jeten e vet e konsumoi si ironi per kultet. Madu nuk pati asnje gje asnjehere. Asnje se kuptoi tha ne ditepercjellje e motra kujdestarja heroike Arianita. Ai tani eshte ne rruge por jo mbi rruge. Nen te ne nje skaj te sajuar atje ne varrezat e Sharres ku ecja e te gjalleve ska per te qene kurre e rregullt. Arianita duke i dhene lotin e fundit te qendrimit mbi toke tha Te qofte dheu me i lehte se jeta

Ajo familje emblematike shqiptare dje mbeti pak me pak ne genin e saj fizik. Madu i Safos dhe Petros u fsheh nen dheacute si Petrua. Por kane fituar lojen e fatit te mbetjes pas vdekjes. Kjo vetem per merite te tyre dhe askujt sia dine per falenderim. Arianita qe jep proven divine te bijes ka ende per te na ofruar letersine e lene nga i ati dhe tashme edhe nga i vellai. E lena fjale e vlershme prej Markove ka vleren e sotme dhe te neserme. Madje do te vleje per te nesermen dhe te pasnesermen deri ne te ardhmen e shkuar. Ata do te vazhdojne te na deshmohen dhe vlejne edhe permes mosqenies fizike. Ndersa shpirtmekatesia e te gjalleve te mbetur eshte gjyqi per te cilin skane dashur tia dine. Sepse ata e munden shperfilljenhellip me vesin e virtytshem qe nuk diten te kthehen... sic do ta thote ne librin e ardhem Jamarbri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›