Shteti politik dhe pa siguria juridike
Edi Rama njesoj si idhulli i tij Berisha i para 2005-s premton duke kercenuar se kur te vije ne pushtet do te beje transparencen dhe do te anuloje koncesionet qe ka dhene kjo qeveri. Ky qendrim i artikuluar qarte nga nje kandidat si i tille pritet te qendroje gjate per Kryeminister e ben ate realisht te frikshem per cilindo pronar apo sipermarres ne kete vend qe qofte edhe duke flirtuar me pushtetin nderton biznesin e tij te perditshem. Qartesisht kandidati per Kryeminister na premton se nuk ka ndermend te njohe e te respektoje as Kushtetuten e as ligjet e ketij vendi kur shpall hapur tezen se prona dhe biznesi i cdokujt jane te pasigurta nderkohe qe siguria juridike e cdo veprimi eshte parim themelor kushtetues i shtetit demokratik. Premtimi per te dhunuar Kushtetuten dhe ligjin eshte pjese e filozofise politike te Berishes dhe Rames. Sjellja e tyre ne politike dhe ne drejtimin e pushteteve ka deshmuar se nuk njeh limite ligjore dhe se Kushtetuta eshte nje dokument per tu dhunuar sistematikisht.
Pra sikur Rama ti fitoje zgjedhjet dhe te behet nje dite Kryeminister premton te beje nje baterdi tjeter kushtetuese dhe ligjore ne emer te transparences se pasurise publike duke legjitimuar keshtu shtetin e revanshit politik te sotem dhe ate te neserm. Me pak fjale pasuria do tu merret kulakeve te Berishes dhe do ti kthehet popullit. Meqenese ky i fundit sipas Rames ndahet ne popull opozitar dhe popull ne pushtet ndarje unike kjo do ta kishte zili cdo diktator i bie qe marrja e pasurise do te behet ne emer te popullit opozitar. Nisur edhe nga pervoja qe Rama ka akumuluar ne Bashkine e Tiranes ku popullin e ka qejf vetem per ta votuar rezulton se pasuria qe do tu merret kulakeve te Berishes ne emer te popullit opozitar do tu shperndahet kontribuuesve te kryetarit qe kane mendesi ose talent biznesi. Ne ndonje rast prona e perfituar sot mund ti lihet edhe ndonje kulaku te pushtetit te sotem perkundrejt pageses te padroni i ri. Me shume gjase ka qe kjo e fundit te ndodhe masivisht.
Perfundimisht shqiptaret duhet te shuajne cdo shprese se nje dite do te kene nje shtet te tyrin qe tu sherbeje per te jetuar ne drejtesi paqe e mireqenie. Shteti qe di dhe do te ndertoje edhe politika e re term i harruar ky e Edi Rames eshte i ngjashem ose me i keq per shkak te moshes se re te tij nga shteti i sotem. Nje shtet te tille shqiptaret e kane vuajtur ne kurrizin e tyre te pakten ne 60 vitet e fundit. Ishim ne diktature e dolem prej saj por shteti ne sjelljen e tij mbeti politik. Cdo gje e shtetit varet prej pushtetit. Parimet e ligjshmerise eficences transparences pergjegjshmerise subsidaritetit etj. qe duhet te kete nje shtet i mire nuk kane asnje kuptim ne kushtet e nje shteti politik qe kemi sot dhe do te kemi edhe nen pushtetin e Edi Rames ne i ardhte ne dore.
Ne kushtet kur politika e neserme nuk garanton por premton se nuk do te ndryshoje asgje lind pyetja se perse duhet rotacioni politik. Nje politike qe premton se neser do te beje te njejten gje qe behet edhe sot nuk mund te quhet alternative. Ajo eshte thjesht nje grup njerezish qe duan te marrin pushtetin per te ndrequr punet e tyre. Para kesaj sjelljeje te politikes sigurisht qe Kushtetuta ligji e drejta zhvillimi mireqenia e morali i njerezve duket gjithnje e me me pak vlera per shkak se shteti qe drejtohet nga kjo politike nuk i ka fare ne refene.
Cdo shqiptar ne moshen e vetedijes sot e di fare mire se nje shtet politik nuk i zgjidh asnje pune e hall. Shteti politik eshte i konceptuar e per pasoje i destinuar te zgjidhe hallet e politikanit ne pushtet. Historia njeh shume varietete llojesh te shteteve politike por te gjitha i klasifikon nen kategorine e tipit despotik te shtetit. Ky tip shteti ne kohe moderne shfaqet ne forma te komplikuara sepse here duket si shtet i ligjit por asnjehere i se drejtes here si shtet i kapitalit here si shtet i punetorise e disa here te tjera si pak ne te gjitha keto. Ne shumicen e rasteve shteti politik shfaqet si shtet elektoral ku legalizohet cdo gje e paligjshme ne emer te elektoratit. Te gjitha keto terma zakonisht gjenden vetem ne fjalorin e politikes qe drejton shtetin despotik sepse ne realitet shteti dhe i gjithe mekanizmi i tij vihet nen diktatin dhe sherbimin e pushtetarit. Kete tip shteti e ka per zemer dhe premton se do ta mbaje ne kembe ne te ardhmen edhe Edi Rama. Pra kushdo qe aspiron nje shtet ndryshe keshillohet qe per te vene shpirtin ne paqe te mos e aspiroje me.
Nje shtet politik nuk siguron dot as paqe as barazi as drejtesi e as mireqenie transparence jo e jo per te gjithe. Nje shtet i tille i cili i ndan njerezit ne te pushtetit dhe te opozites e ka te pamundur te siguroje paqe drejtesi barazi e mireqenie per te gjithe. E drejta ne nje shtet politik shnderrohet ne nje nocion thellesisht subjektiv ku i forti eshte pronar ekskluziv i saj. Kete gje mund ta shohim sot qartesisht se si te fortet e cilitdo pushtetari qendror apo vendor kane gjithmone te drejte ne gjyq ose jashte tij. Duket disi interesante perplasja e te forteve te pushteteve qe shpesh behet nen parimet e decentralizimit te pushtetit nje alibi e shpifur qe luhet ne emer te nje parimi te rendesishem kushtetues ku here fiton gjyqin njeri grup e here tjetri por prape fiton me i forti. Nje shtet i tille nuk ka lidhje me shoqerine e ku sundon e drejta.
Nje shtet politik nuk ben dot transparence sic rreket ta genjeje popullin opozitar Edi Rama sepse transparencen e bejne institucionet dhe jo politikanet. Nje shtet politik bazohet mbi genjeshtren dhe jo mbi sinqeritetin prandaj Edi Rama e premton qe sot se do ta mbaje nje shtet te tille. Ai ka filluar te stervitet duke genjyer popullin opozitar kur ju flet per transparence koncesionesh duke mos qene ne gjendje tu flase me per transparencen e zgjedhjeve. Ai e di shume mire se cfare masakre beri vete me zgjedhjet e fundit por kete nuk e thote sepse po stervitet per shtetin politik qe enderron ta trashegoje nga Berisha mundesisht ne tavoline. Kete lloj pushteti te fituar ne tavoline sic per fat te keq ka ndodhur ne rastin e Bashkise se Tiranes Rama e quan transparent dhe te drejte ndersa kur humbet zgjedhjet cdo gje eshte e papranueshme. Ky eshte shtetari i ardhshem qe pritet te drejtoje shtetin politik.
Shteti politik bie ndesh hapur me shtetin ligjor. Berja e ligjeve dhe zbatimi i tyre ne nje shtet politik nuk kane lidhje me interesat e njerezve. Njerezit as pyeten e as degjohen nga shteti i cili i sheh ata si numra e rreshta neper kuadratet e politikes. Njerezit dhe interesat e tyre ne nje shtet politik nuk kane te drejta por privilegje te kufizuara sipas afersise me udheheqesin dhe gatishmerise apo aftesise per te ndare te ardhurat me te. Sigurisht qe privilegjet nuk jane per te gjithe sepse prandaj quhen te tilla. Ligji e rregulli zbatohen vetem me deshiren e udheheqesit qe gjithmone flet ne emer te shumices dhe ne dem te se drejtes.
Shteti politik duhet zhdukur njehere e mire nga mendja e cdo politikani. Asgje e re qe se kemi pare deri me sot nuk do te ndodhe as ne shtetin politik te Edi Rames por femijet tane te pakten nuk mund te rriten me ne nje shtet te tille. Nuk ka asnje dyshim qe na takon ne te rriturve qe jetojme e votojme qe ta ndalojme kete lloj shteti. Nese nuk e ndalim dot atehere pika i rente asaj vote