Riintegrimi i veriut te Kosoves nepermjet zhvillimit
Mbizoterimi i mentalitetit te forces dhe sigurise lidhur me veriun ka bere qe sot te shperfillet dhe anashkalohet rendesia e zhvillimit ekonomik per riintegrimin. Eumlshte e vertete qe shume serbe te veriut qe kane qene te gatshem te bashkepunojne me Prishtinen jane kercenuar nga paramilitare te drejtuar nga Beogradi. Mirepo pertej pasigurise instrumenti kryesor per kontroll i Beogradit eshte punesimi dhe ofrimi i sherbimeve publike cilesore. Mbi 7000 serbe ne veri te Kosoves skane alternative tjeter por jetojne vetem fale rrogave te Serbise dhe per rrjedhoje mbijetesa e tyre ekonomike i ben njeherazi te varur politikisht prej vullnetit te Beogradit.
Opinioni publik duhet ta drejtoje presionin jo vetem ndaj nderkombetareve qe rrine duarkryq buze Ibrit por edhe ndaj qeverise sepse ceshtja e integrimit eshte mbi te gjitha nje ceshtje e qeverisjes se mire. Anashkalimi i rendesise se zhvillimit ekonomik dhe perqendrimi i vemendjes te dimensioni i sigurise sherben si nje alibi per te mbuluar paaftesine e qeverisjes ne Kosove. Veshtire se mund te shnderrohen ne besnike te Prishtines zyrtare serbet e veriut kur edhe vete shumica shqiptare eshte thellesisht e zhgenjyer me eliten politike gje qe e tregon me pjesemarrjen tejet te ulet ne votime. Po ashtu si mund te pritet qe serbet e veriut te lidhen gjithnje e me shume me Prishtinen kur vete kosovaret jane te indinjuar me sherbimet publike qe marrin nga qeveria e shkojne me qindra cdo muaj neper spitalet e Beogradit.
Problemi i veriut nuk zgjidhet sikurse eshte bere deri tani duke garuar mes Prishtines dhe Beogradit se kush po jep rrogat me te majme shpesh ka njerez qe marrin rroga nga te dyja palet por duke e bere popullsine ne veri te pashantazhueshme ekonomikisht duke i dhene hov zhvillimit ekonomik te zones. Luajaliteti i qytetarit te veriut nuk duhet blere me para te thata ne dore si me pas qene mercenare por fitohet duke e merituar. Situata aktuale e ben me te veshtire pajtimin dhe riintegrimin ne te ardhmen se nga njera ane serbet e veriut qe shtien ne dore keto rroga pa shume mundim behen gjithnje e me cinike e pragmatiste lidhur me pozicionimin e tyre kurse nga ana tjeter shumica e popullsise kultivon xhelozi e mllef per kete privilegjim. Pra menyra me e mire eshte qe qytetaret e veriut te clirohen nga kushtezimi ekonomik i rrogave qe vijne nga Prishtina apo Beogradi dhe te kene nje jete ekonomike dinjitoze te tyren.
Kur flitet per varesi ekonomike kuptohet qe fillimisht qeveria e Kosoves duhet te zgjidhe sa me shpejt problemin e qytetareve te zhvendosur brenda territorit IDP sepse keta jane ne situaten me te keqe dhe per rrjedhoje bien me lehtesi pre e instrumentalizimeve politike dhe radikalizmit. Qeveria e Kosoves duhet te rindertoje neper mbare Kosoven sa me shpejt shtepite e mbi 7000 serbeve qe i perkasin kesaj kategorie e qe kane pas levizur prej jugut ne veri ne menyre qe keta te kthehen e te jetojne rehat ne vendlindjen e tyre. Duke gjetur keshtu nje zgjidhe permanente e duke mos ngelur peng i vazhdueshem i projekteve te Beogradit apo bujarise se nderkombetareve. Po keshtu qeveria e Kosoves duhet te hyje ne bisedime me Kroacine me ndihmen e vendeve partnere ne menyre qe te mundesohet riatdhesimi ne Krajine e Sllavoni e atyre qindrave banore serbe qe jane sjelle ne Kosove gjate luftes ne Kroaci por qe tani kane ngecur ne veri.
Per ti dhene fund varferise qeveria duhet te beje cmos te rimekembe industrine minerare te veriut si dhe infrastrukturen rrugore dhe hekurudhore. Ne menyre te koordinuar me donatoret mund te nxitet gjithashtu edhe hortikultura akuakultura blegtoria dhe agroturizmi. Tjeter mundesi investimi jane banjat termale ne Vernic te Leposaviqit dhe Banjske te Zvecanit ose dy hidrocentralet e veriut ai i Bajskes ne lumin e Banjskes dhe ai i Batares ne Bistrice te cilet se bashku kushtojne me pak se 3.5 milione euro. Retorika e zbrazet dhe patetike per Mitrovicen duhet ti lere vendin veprimit konkret dhe nje hap i arsyeshem do te ishte shnderrimi i qytetit ne zone te lire ekonomike dhe ndertimi i nje parku industrial si ai i Drenasit per te terhequr investime. Qytetareve te veriut iu duhet dhene mesazhi qe Prishtina eshte shume e pergjegjshme per fatin e tyre duke ndermarre nisma per te inkurajuar industrite qe kane potencial ne veri si ajo e perpunimit te drurit prodhimit te inerteve te ndertimit apo e perpunimit te mallrave bujqesore dhe qumeshtit. Ne kete menyre qytetaret e veriut do mund te jene te integruar dhe ndervarur ekonomikisht ne menyre te natyrshme me pjesen tjeter e Kosoves dhe do mund te veprojne mbeshtetur ne ndergjegjen dhe vullnetin e tyre te lire e jo bazuar ne perllogaritjen taktike te rrogave.