E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antikorrupsioni dhe kushtezimet e tij

Kohet e fundit stines se nxehte te veres i eshte bashkangjitur intensiteti i larte i akuzave me natyre korruptive. Opozita duke pare situaten e qete qe krijon sezoni i pushimeve verore ka preferuar te terheqe vemendjen e publikut si dhe te pozites duke aktivizuar karten antikorrupsion. Kjo taktike ia ka prishur qetesine pozites duke e detyruar ate te kthehet ne rolin e zakonshem te saj. Sigurisht me nje dallim jo ne mediumin e Parlamentit por ne ate mediatik.

Ne lidhje me kete situate cdokush qe nuk ka lidhje drejtperdrejt apo indirekt me politiken shtron pyetjen pse palet nuk i adresohen prokurorise qe akuzat te marrin rrugen ligjore por preferojne ta konsumojne ceshtjen fillimisht ne rruge mediatike dhe ndoshta me vone mund ti drejtohen Prokurorise Ne fakt pyetja e shtruar nga ky kendveshtrim ngre nje diskutim te karakterit etik. Pasi sic dihet askush nuk mund te etiketohet si i fajshem per sa kohe nuk jane shprehur institucionet e drejtesise qe kane tagrin per ta bere nje gje te tille. Pikerisht ky aspekt etik i detyron palet politike si me te sellshem per ta ushtruar kete taktike qe para se te akuzojne dike te sigurohen mire per cilesine juridike te proves qe duan te bejne publike pasi ne te kunderten mund te cenojne disa parime etike dhe kjo gje mund tiu shkaktoje kosto politike.

Kjo logjike te shtyn te mendosh se subjektet politike nxiten ose frenohen ne drejtim te ushtrimit te akuzes jo shume nga cilesia e proves nga pikepamja juridike por nga perllogaritja e kostove politike. Keshtu qe nese mendohet se akuzat duke u bere publike i sjellin perfitim politik forces qe e ndermerr kete iniciative pak rendesi ka efekti qe mund te sjelle ajo nga pikepamja etike ndaj personit ose grupit qe i adresohet. Pikerisht per ta minimizuar efektin e kesaj manovre politike nderhyn institucioni i prokurorise. Por cila do te ishte koha qe do ti nevojitej ketij institucioni per te parandaluar efektin etik apo politik qe shkakton nje manover e tille politike Ketu jemi ne nje terren shume te levizshem.

Nje interpretim parimor do te ishte se prokurorise nga vet natyra e funksionimit te saj i nevojitet nje kohe e caktuar per ta klasifikuar nje akuze te publikuar mediatikisht si te pershtatshme per tiu nenshtruar gjykimit juridik ose jo dhe per fat te keq sa me e gjate te jete kjo kohe aq me shume i krijohet mundesia aktoreve politike per ta klasifikuar ate si prove juridike. Pra shpejtesia ne kohe dhe efikasiteti i institucioneve te drejtesise kufizon mundesine e aktoreve politike per ta konsideruar akuzen si te vlefshme ose false por njekohesisht vonesa e saj legjitimon pretendimin e pales akuzuese dhe krijon efektet etike dhe politike ndaj pales qe akuzohet.

Ndersa nje interpretim kontekstual do te ishte se prokuroria jo gjithmone eshte e detyruar qe te shprehet ne lidhje me akuzat qe behen publike pasi ajo me informacionin qe posedon nuk e klasifikon ate si prove per tu trajtuar ne rruge ligjore aq me shume kur palet nuk i adresohen asaj qe ta detyrojne formalisht te jape nje pergjigje.

Sic shihet ne te dyja rastet te akuzuarin per sa kohe nuk shprehen organet e drejtesise e mbron aspekti etik dhe perllogaritja e kostove politike. Por sic dihet ne nje shoqeri si e jona ku kuadri vleror eshte i pakonsoliduar ndjeshmeria ndaj disa parimeve etike eshte ne nivele shume te uleta aq me shume qe ne rastin e politikes busulla e sjelljes orientohet kryesisht nga kalkulimi politik dhe jo shume nga parimet e natyres etike. Atehere ne keto kushte mbetet te analizohen efektet nga pikepamja e kostove politike ne dy faza te ndryshme qe ka sjelle perdorimi i kartes antikorrupsion per te stimuluar ose frenuar aplikimin e ketij instrumenti.

Faza e pare. Ne nje retrospektive mund te themi se akuzat antikorrupsion ne kontekste te ndryshme kane sjelle rezultate te ndryshme. Le ta konkretizojme. Kujtojme fushaten e ndermarre nga z. Nano ne vitin 2002 e pagezuar me emrin katharsis ku nje pjese e strukturave te partise akuzonin Kryeministrin Meta per shperdorim pushteti. Gjithashtu fushata tjeter e ndermarre nga z. Berisha ne vitin 2005 me duar te pastra qe i adresohej qeverise socialiste e akuzonte ate per nivel te larte korrupsioni.

Ajo cfare e bashkon suksesin e ketyre dy fushatave eshte fakti se njera nga palet qe akuzonte ishte larg pushtetit dhe mundesia per tiu kunderpergjigjur ne te njejten menyre ishte e reduktuar. Kredo morale e pales akuzuese ishte me e larte ne raport me palen e akuzuar.

Pikerisht ky fakt vleresohet nga votuesi i lekundur i cili eshte ne nivele te konsiderueshme dhe percakton kahun e fituesit. Ky kontingjent gjen te denoncimi nje afere te pa bere publike nje padrejtesi qe cenon idealin e drejtesise nje monopol qe shkaterron lirine e tregut nje evazion fiskal qe mbyt konkurrencen nje koncesion qe shperdoron burimet publike nje tender qe forcon klientelizmin nje emer ne administraten publike qe konsolidon nepotizmin dhe njekohesisht nje shprese dhe bindje se nje force politike mund ti rregulloje te gjitha keto. Ndersa per sa i perket votuesit tradicional orientimi i tij eshte i percaktuar deri-diku pavaresisht cilesise se provave dhe personave qe u adresohen keto prova.

Faza e dyte. I njejti sukses u synua te sigurohet nga PD ne fushaten e ndermarre ndaj z. Rama per zgjedhjet vendore te vitit 2007 apo fushata e ndermarre nga opozita ndaj qeverise ne zgjedhjet e 2009-s. Por per cudi rezultati nuk ishte ai i dy fushatave te mesiperme. Si ka mundesi i njejti instrument nuk sjell te njejtat efekte Kur nderkohe dime shume mire qe niveli i korrupsionit nisur nga matjet qe jane bere nga disa institucione shume serioze kombetare dhe nderkombetare e paraqesin ate ne nivele shume te larta.

Nje nga arsyet eshte se palet politike pavaresisht se kane zgjedhur te njejtin instrument politik konteksti nuk eshte i ngjashem dhe si rrjedhoje dhe rezultati nuk mund te jete i ngjashem. Per vete faktin se palet qe akuzojne tashme jane te dyja ne pushtet njera pale administron kryeqytetin e Shqiperise ndersa tjetra qeveris vendin. Ne keto kushte mundesia per te akuzuar njeri-tjetrin eshte shume e mundshme dhe mundesite per te evidentuar parregullsi ose shkelje jane te medha. Kredoja morale qe pretendon te krijoj ne publik njera pale perdhoset me fakte ose jo nga pala tjeter. Cilesia e akuzes qe paraqet njera pale sfumohet nga akuzat e ngritura nga pala tjeter. Kjo situate krijon pershtypjen ne publik se te dy qenkan te korruptuar ose ne pak raste njeri eshte me pak i korruptuar se tjetri.

Ne keto rrethana votuesi i lekundur e ka te veshtire te identifikohet me njeren nga palet dhe mundesia per tu kthyer nga nje votues i lekundur ne nje votues abstenues eshte shume e madhe. Tek ai krijohet bindja qe te dyja palet jane njelloj ne drejtim te shperdorimit te pushtetit mungeses se vullnetit per te ndertuar shtetin e se drejtes mosofrimin e garancive per te ndertuar nje treg te lire dhe formal mungesa e vullnetit per ta ulur shkallen e informalitetit dhe mosdeshira per te ndertuar nje administrate te depolitizuar. Ndersa per votuesin tradicional nuk ka rendesi se cfare thote pala e akuzuar rendesi ka si e thote kush e thote sa shpesh e thote pala qe ai/ajo mbeshtet.
Kjo panorame na ndihmon deri-diku per te kuptuar me mire efektet qe mund te sjelle taktika politike qe po perdoret kohet e fundit. Sigurisht nuk duam te biem ne historicizem ku nepermjet analizes se te shkuares te parashikojme me saktesi efektet e se ardhmes pasi nje gje e tille nga pikepamja shkencore do te ishte naive por ndoshta trendi mund te merret ne konsiderate. Megjithate i mbetet aktoreve qe e prodhojne ngjarjen qe ta konsiderojne suksesin apo deshtimin qe ka sjelle ky instrument politik sigurisht i ambalazhuar si detyrim ndaj publikut ne kontekste te ndryshme. Ne thjesht mbetemi per te vertetuar ose hedhur poshte trendin qe parashikojme ne te tilla analiza.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›