E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjenerata e re e imamëve shqiptarë kërkon një Islam më të pastër

Share

Zenit.org

Imamët e rinj predikojnë një formë të re Islami, të ndryshme nga ajo që është e përhapur në Shqipëri, duke favorizuar një lloj të ri tensioni. Pas një udhëtimi prej disa ditësh në vendin ballkanik, Peter Rettig, përgjegjës për seksionin e Europës Juglindore në organizatës Ndihmë Kishës që Vuan
(organizatë e njohur nga Selia e Shenjtë), denoncon një tendencë shqetësuese.

Situata e përshkruar nga partnerët shqiptarë të NKV nuk është akoma shqetësuese, por ngjarjet e fundit nuk janë për tu nënvlerësuar. Kleri i ri islamik është formuar në Turqi dhe në Arabinë Sauditë dhe kërkon një islam më të pastër e më rigoroz, shpjegon Rettig. Ky qëndrim ka nxitur jo pak tensione mes bashkësive të ndryshme myslimane, duke përfshirë në disa raste edhe kristianët.

Origjina e tensionit nuk është e brendshme, por është importuar. Shumica e shqiptarëve bashkëjeton në harmoni. Shqipëria përfaqëson një pikë drejt Europës dhe është e pamundur që të mos ketë interesin e Turqisë dhe Arabisë Saudite. Të dy vendet inkurajojnë fuqishëm ndërtimin e shkollave të reja islamike.

Por gjithsesi islamizimi i vendit nuk është nga kërcënimet kryesore të zhvillimit të vendit. Pengesat kryesore që duhen përballuar janë korrupsioni i shumëpërhapur dhe qartësimi i çështjes së pronave. Kjo e fundit në veçanti ndikon rëndshëm në projektet e kishës katolike, për shkak se pengon ndërtimin e kishave.

Shpesh nuk është e qartë se kujt feje i përkasin shqiptarët. Mungojnë statistikat e besueshme e qytetarët nuk kanë as njohurin më të vogël të besimit të tyre. Vlerësimet zyrtare thonë se 60 përqind e popullsisë përbëhet nga sunitë. Rreth 8 përqind i përkasin bektashinjve. Ortodoksët janë rreth 20 përqind dhe katolikët vetëm 10 përqind.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›