E Shtunë, 31 Tetor 2026

Film per Mexhik Xhonsonin

Ai tronditi botën e sportit, madje edhe më shumë se kaq, kur doli dhe bëri lajmërimin e tij. Ervin Mexhik Xhonson, ylli i madh i NBA-t amerikan në vitet 80-të u shfaq më 7 nëntor 1991 duke i treguar botës se kishte virusin HIV dhe se që nga ajo ditë ai po luftonte ndaj virusit të Sidës. Sot, 21 vjet më pas, ai prezanton premierën e filmit dokumentar “Lajmërimi”, ndërtuar nga televizioni ESPN mbi historinë e tij.
“Dua që të gjithë ta kuptojnë se nuk u dorëzova kurrë dhe se e bëra të ditur sëmundjen sepse doja të edukoja njerëzit, të shpëtoja jetë njerëzore. Kur bën gabime i lëndon njerëzit që ke pranë, ndërsa unë doja që të tregoja se kjo ishte rruga e duhur.
Në krah të tij qëndroi e shoqja, Kuki Xhonson, e cila zgjodhi sakrificën.
“Ishte çështje jete ose vdekjeje. Duhet të bëja një zgjedhje: Ose ta ndihmoja ose ta braktisja dhe ta lija të vdiste. Unë e dua dhe vendosa të qëndroja, zgjodha këtë lloj jete”.
Së fundi, një këshillë nga ish-ylli i madh i parketit.
 “Së pari, duhet ta pranoni këtë sepse është e vështirë ta besosh dhe nuk dëshiron ta besosh. Por, është diçka reale. Pranoje dhe thuaj: Unë sërish mund të kem një jetë të mirë dhe me kuptim. Nëse dëgjoj mjekun mund të jem këtu për një kohë të gjatë”.
Basketbollisti i dikurshëm është sot një biznesmen i suksesshëm, veçse më shumë respektohet për fondacionin e tij që mbledh fonde për edukimin ndaj Sidës dhe luftën ndaj saj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›