Kupa Tirana skuadra e pare e kualifikuar per ne gjysmefinalet

Ndeshjet e katërta në grupe për Kupën e Shqipërisë e dhanë një verdikt. Përfundimi i parë është që Tirana u kualifikua për në gjysmëfinale pas fitores 2-0 ndaj Kamzës në “Qemal Stafa”. Skuadra e Hulian Rubio Sançezit ka tani 10 pikë në Grupin A, ndërsa suksesi në këtë derbi të pazakontë u arrit falë golave të shënuar në pjesën e dytë. Bekim Bala dhe Sokol Cikalleshi ishin autorë të tyre, në nisje dhe në përfundim të kësaj pjese.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Bylis fitoi 3-1 ndaj Kastriotit, me gola të shënuar nga Ristevski dhe Izuçukuka në pjesën e parë si dhe Meto në të dytën. Sefa barazoi përkohësisht shifrat.
Tirana ka 10 pikë, Bylis 5, Kastrioti 4 dhe Kamza 2 pikë.
Flamurtari nuk arriti t’i jepte shumë siguri vetes, pasi shpërdoroi një mundësi të madhe në shtëpi, në grupin B. Vlonjatët vetëm barazuan 1-1 ndaj Laçit, madje rrezikuan që të humbisnin.
Kroati Stipe Buljan kaloi miqtë në epërsi që në minutën e 15-të dhe skuadra e trajnerit Daiu u mbajt fort deri në fund, por pikërisht atëherë u ndëshkua. Kroati tjetër Pero Pejiç shfrytëzoi një 11-metërsh për të shënuar golin e barazimit, pa i lënë shanse portierit. Po në këtë grup, barazim përfundoi edhe ndeshja tjetër, ajo mes Skënderbeut dhe Vllaznisë që u luajt në Laç, për shkak të dënimit të fushës korçare.
Të parët kaluan në epërsi shkodranët me anë të lojtarit të ri, Hajdari, 15 minuta para fundit, ndërsa pikërisht në fund, barazoi sulmuesi i ardhur në janar, Sebino Plaku. Në grupin B, Skënderbeu kryeson me 8 pikë, Flamurtari e ndjek me 5, Vllaznia ka 4 pikë dhe Laçi nuk është krejt pa shpresa me 2 pikë.