ARBITRA IMPORTI
Tani qe shkruaj ende nuk jane bere zyrtare rezultatet e zgjedhjeve te tanishme per Kryetarin e Bashkise se Tiranes por nuk ka nevoje ti dish rezultatet per te kuptuar se edhe kete here sistemi elektoral dhe ne pergjithesi mekanizmi demokratik i perzgjedhjes se pushtetareve nuk funksionuan dot.
E pare ne menyre abstrakte demokracia i ngjan shume nje loje me rregullat e saj lojtaret trofete fituesit dhe humbesit edhe pse si loje nuk luhet per tu zbavitur. Pjese e pandashme e lojes demokratike eshte edhe institucioni i arbitrit ose i nje pale te trete qe siguron mbarevajtjen ose fair play-n.
Menyra si u shtjelluan ngjarjet ne Tirane pas 8 majit deshmon se palet ne procesin politik nuk kane besim ne institucionin e arbitrit te cilin e kane sanksionuar ato vete por parapelqejne qe kete rol ta luaje nje faktor i jashtem ose ambasadoret e vendeve mike duke filluar nga ShBA dhe BE.
Ne pergjithesi shoqeria shqiptare e ketyre 20 vjeteve te fundit nuk ka arritur dot te perftoje arbitra te pranueshem dhe sidomos me autoritet madje per nje pjese te lojtareve ne politike arbitri eshte i pari qe akuzohet per arbitraritet.
Pame keto dite si ambasadoret u detyruan te merren deri edhe me detajet e procesit te numerimit te votes perndryshe procesi do te kishte ngecur. Nderhyrja e tyre ishte pozitive ne vetvete dhe lejoi menjanimin e tensionit politik dhe ndoshta derdhjen e konfliktit ne rruge por perndryshe nuk ka arsye te pershendetet.
Nga njera ane kemi nje sistem qe pretendon te jete demokratik por qe nuk arrin te perftoje demokraci as ti zgjidhe me forcat e veta konfliktet qe krijon pareshtur. Nga ana tjeter kemi nje force te trete dhe te jashtme per sistemin ambasadoret te cilet nderhyjne per te katalizuar proceset demokratike edhe pse kjo nderhyrjeje ka per efekt afatmesem dhe afatgjate legjitimimin e sistemit ekzistues ose pikerisht shkaktarit te krizes.
Degjon te thone shyqyr qe u fut ne loje ambasadori se perndryshe do te ishte bere nami. Ndoshta eshte vertet keshtu - nje deus ex machina shmangu edhe kete here perleshjen krizen paralizen e pse jo gjakderdhjen. Tek e fundit a nuk ka per qellim vota e lire te ritualizoje konfrontimin mes paleve dhe ta shkarkoje potencialin per dhune ne aritmetikat e krahasimeve numerike
Megjithate kjo nderhyrje ne minuten e fundit per te shpetuar nje sistem dhe nje mekanizem te mesuar te prodhojne deshtime po ia zgjat jeten nje organizmi te rregjuar qe kushedi nuk do te mbijetonte dot ndryshe.
Thone se kur Franco-s diktatorit te Spanjes i kish ardhur ora e mbrame ekipi i mjekeve i rrinte gati mbi koke dhe sapo i pushonte plakut zemra e sillnin serish ne jete - me masazh kardiak defibrilator injeksione me adrenaline. E bene kete shume here meqe askush nuk merrte guximin ta deklaronte diktatorin te vdekur.
Mjekesia moderne sot arrin ndonjehere te mbaje ne jete te semure jashtezakonisht rende edhe pse kjo nuk i sjell ndonje te mire pacienteve vete te afermve te tyre dhe mjekeve. E vetmja pale qe perfiton eshte ndoshta spitali i cili i merr par shoqerise se sigurimeve.
Nje cinik ketu mund te pyeste se kush valle perfiton nga koma e sistemit demokratik ne Shqiperi.
Ne fakt cdo metafore duhet marre per vleren qe ka - krahasim dhe asgje me teper. Megjithate duket qarte se te paret qe perfitojne ne afat te mesem dhe te gjate nga nderhyrjet e paleve te treta ne proceset e ngecura jane vete palet politike te cilat do te ishin delegjitimuar me kohe se bashku me paaftesine e tyre ndoshta te studiuar per ta luajtur lojen sipas rregullave.
Demokracia eshte demokraci por pushteti eshte pushtet dhe te jesh ne pushtet sot ne Shqiperi do te thote para se gjithash te mos njohesh humbje dhe jo thjesht nga megalomania por ngaqe humbja per pushtetarin shqiptar tipik perjetohet si katastrofe.
Ka edhe nje efekt te dyte po aq shqetesues sa i pari. Duke e kerkuar madje de facto legjitimuar nderhyrjen e ambasadoreve si arbitra ne proceset politike palet politike ne thelb ia lejojne vetes sjellje ekstreme dhe te papergjegjshme meqe pergjegjesine tashme ua kane deleguar te treteve. Keshtu jo rralle ndodh qe ballafaqimet politike te degradojne ne shkembime akuzash monstruoze dhe kercenimesh te dhunshme derisa vete ballafaqimi vetvetiu do te bllokohet dhe te vije nje force e trete ambasadori qe ta rivere ne levizje.
Edhe sa here do te vije mjeku te ringjalle nje te semure te pashprese derisa tia beje vetes pyetjen fatale
Edhe sa here do te deshtoje demokracia ne Shqiperi derisa ata qe kemi vene arbitra te na trajtojne si pariah ne Europe dhe ne komunitetin nderkombetar
Pyetje qe kerkojne refleksion jo pergjigje.
Dukuria e arbitrimit nga ambasadoret ka edhe nje efekt te trete njelloj te hidhur - pervijimin e siluetes se nje perandorie fiktive se ciles ne te provinces periferike i falemi dhe ia delegojme te gjitha sovranitetet.
Gjalleria e diplomateve te huaj ne kronikat e mediave roli i tyre hiperaktiv ne zhbllokimin e puneve dhe per te mos i lene palet te cjerrin njera-tjetren me thonjte e manikyruar te kujtojne kohe te tjera kur te gjitha pushtetet ne Tirane i faleshin nje nen-mbreti nje guvernatori te pergjithshem nje mekembesi fuqiplote nje ambasadori jugosllav ose sovjetik.
A e kupton valle klasa e sotme politike se duke i trajtuar ambasadoret e fuqive mike si te ishin nen-mbreter dhe guvernatore provincash te perandorise po ia perdhos dinjitetin republikes dhe institucioneve kushtetuese ne Tirane
Ambasadoret veprojne per te mbrojtur interesat e vendeve te tyre. Arsyetimi qe degjon te behet ne kete kontekst eshte se Amerikes i intereson stabiliteti ne Shqiperi madje edhe me shume se shendeti i demokracise dhe i institucioneve.
Mirepo ky stabilitet i perkohshem i arritur artificialisht dhe me rruge paljative nuk garanton ndonje stabilitet afatgjate as eshte ne interesin e ShBA dhe te Bashkimit Europian qe ambasadoret e tyre te shnderrohen ne arbitra dhe te certifikojne marrezite e perseritura te Tiranes.
Gjithsesi kur vjen fjala per proceset demokratike ne shoqerine shqiptare jane interesat e qytetareve shqiptare ato qe marrin perparesi ndaj interesave taktike dhe strategjike te fuqive te huaja dhe keta qytetare presin qe interesat e tyre tua mbrojne dhe tua veshtrojne perfaqesuesit e tyre te cileve u japin voten jo perfaqesuesit e shteteve te tjera.
Prandaj te paret te humbur nga ky stermundim ballafaqimi mes paleve qe njohin vec fitore jane qytetaret te cileve u degradohet statusi nga shtetas ne nenshtetas teksa shohin perfaqesuesit e tyre qe tia delegojne sovranitetin politik nje perandorie te imagjinuar per hir te mbajtjes se pushtetit.
Ne spitale te shpjegojne sesi te semuret ne kome qe mbahen artificialisht gjalle me ane te makinerive dhe te teknologjise ultramoderne vijne e shnderrohen dale nga dale ne rezervuare gjithfare mikrobesh rezistente ndaj antibiotikeve te cilat rrezikojne jo vetem te semurin vete por krejt shendetin publik.
Nderkombetaret qe po merren rendom me reanimacionin e proceseve demokratike ne Shqiperi ndoshta duhej te pyesnin veten se cfare po mbajne pikerisht ne jete me cdo kusht me keto nderhyrje te tyret qellim-mira.