E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reflektime mbi zgjedhjet

Si do te mund te vendoset ndonjehere drejtesi ne kete vend nese masivisht do te vijojme te transferojme legjitimitet edhe tek ata qe shfaqen si megakriminele potenciale
Stabilizimi i Berishes si pol i padiskutueshem qe mund te marre vota edhe me nje kandidat si Luli e detyron PS-ne ti vendose koordinata politike vetes e te mos jete me kaq fluide.

Drejtesia dyshimi dhe vota popullore
Ne nje analize te karakterit qytetar domethene te karakterit te personit qe domosdoshmerisht identifikohet si pjese e nje bashkesie e nje komuniteti me te cilin ndan qofte dhe fare pak vlera marredhenie pasuri a varferi apo halle e probleme une vete mund te arrij te kuptoj deri diku qytetaret qe votuan per Ramen per arsye te konservatizmit tradites interesit personal frikes nga Berisha apo dhe besimit te vete Rama.

Mund te kuptoj edhe ata qe votuan per Milloshin si nostalgjike apo si fiksimaxhinj. Edhe ata qe si une nuk votuan fare sepse jane lodhur se votuari negativisht e se perkrahuri nje nuance me te celet te grise i kuptoj. Mirepo ka dicka qe me pengon te kuptoj ata qe votuan per Bashen. Merret vesh qe arsyet e dhena me siper po tu shtosh edhe tashme gjitheshqiptaren me do trapi do te mund te vlenin per nje vote pro PD mirepo jo ne rastin e Bashes.

Lulzim Basha jo pse eshte djale me i keq se te tjeret as pse genjen me shume se ta as pse ripertyp Berishen gjer ne merzitni po mospranimi i tij si kandidat e me pas mosvotimi i tij do te duhej te qe nje nga ato pika ku qytetaret do te duhet te takoheshin e te ndanin ate ndjenjen e perbashket qe quhet nevoje per drejtesi qe me pas shnderrohet ne vlere universale e ne kontrate sociale.

Sepse ky djalosh arrivist e fatlum eshte i dyshuar thuajse per cdo krim madhor qe pershkruajne ligjet shqiptare qe nga cenimi i territorit te Republikes e gjer te mohimi i se drejtes per te jetuar qe nga korrupsioni e vjedhja me shifra te medha gjer te mashtrimi e falsifikimi i dokumentave zyrtare qe nga abuzimi me pushtetin e gjer te vrasja.

Natyrisht qe te gjitha keto jane dyshime te ngritura publikisht per nje pjese te tyre kane nisur procese e asnje prej tyre nuk eshte gjykuar. Ligji e do qe Basha te prezumohet i pafajshem gjer ne vertetim te se kundertes ne gjykate. Ama nje personi mbi te cilin rendojne te tilla dyshime nuk i jepet pushtet politik nuk i besohet vota nga asnje qytetar pa u shprehur perfundimisht gjykata per pafajesine e tij mbi dyshimet ne fjale.

shte minimumi i stofit social qe do te duhet te perbente qytetin nje mbrojtje e perbashket institucionale ndaj nje rreziku te dyshuar. shte minimumi i njerezillekut me pak fjale kur dyshon se ke perballe nje falsifikator vegel te shtypjes vjedhes e vrases se pari perpiqesh qe ai te hetohet.

Ama dhjete mije duzina qytetaresh te Tiranes vendosen te votojne Lulzim Bashen. Vlen te vihet ne pikepyetje themeli normativ i ketij qyteti. Si do te mund te vendoset ndonjehere drejtesi ne kete vend nese masivisht do te vijojme te transferojme legjitimitet edhe tek ata qe shfaqen si megakriminele potenciale Sepse nuk eshte as hera e pare qe ngjet kjo dukuri vote ne vend te gjyqit ne fakt kemi dhjetra vjet qe e bejme - pra kur do te ndalim E votoi Gjermania Hitlerin sa per shembull por nje here ama...

Lexim i votes kunder rikthimi i domosdoshem te socialdemokracia

Drejtimi i Partise Socialiste ka kohe qe ia njeh vetes problemet. Per kete arsye fushatat si ne 2009 ashtu edhe ne 2011 jane bazuar tek kerkesa e votes negative pra te anatemizimi i kundershtarit. Strategjikisht fushata negative edhe pse e pamjaftueshme nuk eshte mjet i keq as i panevojshem sidomos duke patur parasysh se cfare ke perballe ama vota kunder nuk mund te lexohet e as mund te perdoret si ti vije per mbare PS-se.

E mbetur ne nje ngerc pozicionesh politike te paqendrueshme e te brishta Partia Socialiste nuk ka patur qendrim te qarte per shume dukuri. Shume njerez nuk e kane votuar PS-ne as ne 2009 as tani sepse ajo nuk ka nje platforme politike kombetare qe vendos vlere tek shtetndertimi dhe tek sovraniteti - si liri dhe as nje platforme sociale qe krijon binaret per nje zhvillim material e moral te shoqerise si te tere e jo vetem te pjeseve te saj. Po te nisemi nga sjellja e PS ajo mund te konsiderohet gjer me tash jo vetem si parti jo e majte po edhe si parti apolitike.

Mirepo PS nuk mund te vazhdoje te jete e tille. Nuk besoj se ndryshimi i PS do te vije prej deshires apo emancipimit personal e grupor te lidershipit por mendoj se ky ndryshim eshte i paevitueshem. Shkak primar i ketij ndryshimi rrenjesor qe duhet te ngjase ne PS eshte vete Berisha. Stabilizimi i Berishes si pol i padiskutueshem qe mund te marre vota edhe me nje kandidat si Luli e detyron PS-ne ti vendose koordinata politike vetes e te mos jete me kaq fluide.

Le te marrim nje shembull Shnderrimi i arsimit ne hapesire tregtare nuk do te qe kritikuar nga PS ne situata normale pasi vete kjo parti ka patur nje sjellje neoliberale gjer me tash. Mirepo pasi eshte pare qe PD-ja eshte stabilizuar ideologjikisht rreth neoliberalizmit dhe rreth uzurpimit te cdo hapesire per ta shnderruar me pas ne mjet fitimprures e pushtetprures pasi eshte pare qe privatja eshte gjeja me e lehte qe mund te kontrolloje Berisha Rama doli e u shpreh ne menyre kritike kunder Universiteteve Private ketyre instrumenteve qe shplajne trute e xhepat e shqiptareve.

Ky qendrim i Rames i nisur prej pozitave mohuese natyrisht qe ka nje konkluzion pozitiv - PS pozicionohet prane publikes.
Rezultati i ngushte ne keto zgjedhje ku u kerkua per here te disate vota kunder e PS-ja serish zgjodhi te paraqitej si e keqja me e vogel duhet te ngjalle reflektim ne kete parti qe ka emer kaq te bukur. Ky eshte momenti kur duhet braktisur rruga e trete dhe qendrimi pertej se majtes e te djathtes dhe perballe nje partie tipikisht te djathte e neoliberale te vendoset nje parti konkrete socialdemokrate me oferte te qendrueshme si ne koncept ashtu edhe ne praktike.

Zhvillimit berishian qe permblidhet ne fjalet Shqiperia nje euro e qe presupozon se heqja e taksave ulja e barrierave per investitoret e huaj dhe perqendrimi i pasurise ne duart e fare pak njerezve duhet ti kundervihet e anasjellta shteti zhvillimor qe krijon perpjesetime te balancuara te mireqenies qe nxit institucionalizimin dhe qe edukon vleren e se drejtes. Nuk eshte krejt e lehte per PS-ne te formuloje qendrime te tilla po eshte e domosdoshme ama.

Si hap i pare le te filloje duke zhvilluar nje teori politike instucionale e ekonomike serioze nuk e kam fjalen per teknicienet dhe profesionistet e trajnuar por per teoricienet kritike e progresive te papajtueshme me rendin e gjerave perkunder banalitetit brutal qe prodhon e riprodhon pala tjeter qe tashme eshte stermbushur me njerez prej gjithfaresoj formimesh e titujsh shkollore.

Numerimi live bastet edhe ceshtjet kardiake

Edhe nje here palet qe garojne per pushtetin ia dolen te sjellin nje argument ne mbeshtetje te atyre qe nuk duan te kene te bejne hic me politiken ne mbeshtetje te anti-politikes qe gjithnje e me shume po shnderrohet ne ideologji e si e tille mjet ne duar te sunduesit.

Shfaqje me te shemtuar se transmetimi live i numerimit nuk mund te kishte. Ia kalon edhe Big Brother-it si formule televizive qe bjerr vlera qe budallalleps ama qe ste le te shkeputesh nga ekrani e qe te ngjall emocione te forta mbi dicka qe ne nje republike te stabilizuar do te duhej te qe proces rutine.

A smjaftonte prania e komisionereve te perzgjedhur e te trajnuar e numeruesve te mbikqeyrur nga aradha vezhguesish vendore e nderkombetare a smjaftonte prania e ambasadoreve prej te cileve me i madhi perveshi dhe menget e u ul kembekryq a smjaftonte vemendja pra e gjithe burrave me te rendesishem te ketij dheu po u dashkesh percjelle nga i madh e i vogel permes televizionit

Ky proces nuk duhej shfaqur ne televizion se paku per arsye edukative sepse qe nje deshmi se si politikanet tane mjerane nuk ia dalin dot te jene dinjitoze as ne nje proces te mjere numerimi. Nuk i shpejtoi punet televizioni nuk i shpejtoi as ambasadori as vezhguesit me dhjetra. Strategjia old style funksionoi serish. Nuk i erdhi turp numeruesve per faktin qe po i shihte gjithe bota se si per te numeruar gjer ne 100 u duheshin nga dy ore kohe... Pse tu vije turp xhanem a sjane valle te paguar rikthehet paraja si etalon i vetem normativ imponuar nga ideologjizimi total neoliberal.

Te paguar apo jo ata qe qene shkaktare te tragjikomedise me te gjate qe kam pare ndonjehere duhen ndeshkuar. Per abuzim me detyren po dhe per abuzim me shendetin e tim ati qe zemerdobet sic eshte prej moshes nuk e perballoi mire kete spektakel perfundimin e te cilit shqiptaret nuk e prisnin me si qytetare madje as si shqiptare po vetem si bastexhinj.

Pergjegjesit e qesharakezimit te ketij procesi qe do te duhej te qe serioz madje solemn duhen ndeshkuar. Ata po ndihmojne ne krijimin e idese se gabuar se politika eshte dicka e ndyre e pamoralshme dhe disfunksionale. Shembuj te tille i lodhin njerezit e mire i bejne te kthehen kah privatja e tyre kah sfera e ngushte familjare e shoqerore. E kjo natyrisht qe u shkon per shtat faqezinjve atyre qe kane uzurpuar e rreken te uzurpojne gjithcka pa u tutur prej laperdhise qe shprehin e krijojne.

Kur partite shnderrohen ne party

Me tu shpallur rezultati elektoral te dyja palet nisen te festojne. ndodhi valle Mos nuk kuptuan shifren Mos dine dicka qe ne se dime Kjo ska mundesi sepse dhe ata ashtu si ne e ashtu si KQZ e Ben Ristanit numerimin e kane ndjekur flete pas flete. Po ja qe festa nuk nderpritet.

Duket se partite ne fjale edhe pse armike te perbetuara ne garen per pushtet unifikohen ne sjelljen e tyre. Festimi nuk kish te bente me rezultatin ai ishte strategjik dhe i pergatitur qe me perpara. Nje pale qe feston edhe kur ka humbur tregon se eshte gati te kontestoje rezultatin qe nuk ka besim te institucioni dhe qe mund te zgjedhe rruge jashteinstitucionale.

O tempora o mores pas tre vjetesh akuza ndaj PS-se kesaj radhe i takon PD-se te marre kete rol kontestues. Mirepo meqenese PD-ja i ka organizuar vete zgjedhjet i bie qe fajin tia hedhe vetes apo te tijve... shume veshtire e ka Berisha qe te kenaqe egot e ekzaltuara te PD-isteve festues. Ku do ta gjeje armikun kesaj radhe

Ne nje kendveshtrim gjithsesi PD-ja ka te drejte te festoje. Pas nje rezultati te tille populli shqiptar e ka rehabilituar Lulzim Bashen. Njeqind e njezet e kusur mije vota mjaftojne per te pretenduar se nuk je i fajshem meqenese ligji presupozohet se ngrihet mbi nje themel principial ku publiku pajtohet. Ne te njejten menyre pra me vote ky popull ka rehabilituar edhe vete Berishen pra 1997...

Por nuk ka absolutisht asnje arsye per te festuar PS-ja. E verteta eshte qe kjo parti eshte votuar si pasoje e varferise e papunesise e imoralitetit ne qeverisje e vjedhjeve e vrasjeve qe kane ndodhur ne kete vend. Pra vota per PS-ne ka qene vote brenge. Administratoret lokale socialiste qe po marrin pushtetin po marrin nje detyre te veshtire ne nje vend plot me halle. Nuk eshte as serioze as e leverdisshme te festosh ne situata te tilla.

Personalisht do te kisha vleresuar nje qendrim edhe me kritik ndaj aktualitetit edhe me agresiv edhe me te vendosur nga ana e PS pas marrjes se rezultatit pozitiv. Nuk me ngrohin buzeqeshjet e tyre e per me teper arroganca e fitimtareve qofshin me flamur blu qofshin me flamur roze eshte nje fenomen per tu luftuar.

Afterparty

Nuk ka moment me te sikletshem se sa ai qe krijohet gjate fushatave elektorale ne Shqiperi. Konfliktualiteti fizik e perjashton ate ideor dhe njerezit edhe ne mos dacin flaken neper llogore. Me te rene ne llogore te pakte jane ata qe dine ti rrine besnike se vertetes.

E megjithate ky vend ka nevoje per ata qe thone te verteten duke dale persiper frikes se mos mbeten te papune frikes se mos mbeten te pangrene a te pastrehe. Ka nevoje per nje rindertim te moralit qytetar shqiptar.

E verteta nuk eshte nje shteg qe ndertohet per te perifrazuar Hegelin ajo nderton vetveten. Pra nuk mbetet vecse te linde nje kuraje aty ku ende ka shkendija duke thene nje here e pergjithnje se intelektual nuk eshte ai qe ka diploma apo poste por vetem ai qe ka raport konsistent e te panderprere me Te verteten e mbi kete baze ngre qendrimin e tij qe eshte gjithnje kritik ndaj aktualitetit qe perpiqet ta njollose ate.

Ende nuk ka vdekur shpresa qe ne fushatat e tjera te kete ca me shume nga ata njerez qe publikisht pa u trembur te kene kurajen ti thone te zezes e zeze e te mos e barazojne ate me asnje prej nuancave te grise se pergjithshme. Te kete me pak nga ata qe i kunderpergjigjen kerkeses per drejtesi mbi 21 janarin apo Gerdecin me kerkesen per me shume peme jo se sduhen peme po se logjika vendos rend e kete rend po e trazove meriton te quhesh idiot. E ky le te jete nje hap fillestar drejt krijimit te mundesise qe te mos kete vec zi e gri drejt mundesise qe te lindin dhe ngjyra te tjera politike e qytetare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›