ARMO, në mesjavë tek amerikanët, 125 milionë euro në buxhet
Kompania shtetërore e naftës, ARMO, pritet të kalojë zyrtarisht në duart e amerikanëve "Rafinery Associated of Texas" ditën e enjte. Burime pranë Ministrisë së Ekonomisë bëjnë të ditur se tashmë është gati kontrata e shitjes. Të njëjtat burime saktësojnë se vonesa për nënshkrimin e kontratës, pas tenderit ku fituan amerikanët, ka ndodhur për shkak të rishikimit të kontratës dhe sigurisë së saj. Ditën e ente presidenti i kompanisë "Rafinery Associated of Texas" dhe Ministri i Ekonomisë Genc Ruli pritet të nënshkruajnë kontratën e shitjes së gjigantit amerikan, ku shteti shqiptar do të tërheqë menjëherë 125 milionë euro në buxhet si dhe dyfishin e kësaj shume investim në këtë kompani. Kontrata e nënshkruar pritet t’i kalojë edhe Kuvendit për miratim dhe më pas, kompania ARMO do të mbajë vulën dhe prestigjin e amerikanëve. Kontrata pritet të parashikojë derdhjen e menjëhershme të 1250 milionëve të shitjes në buxhet. Nga ana tjetër, është bërë e ditur nga financat se një pjesë e të ardhurave nga privatizimi i kompanisë shtetërore të naftës, ARMO, do të përdoren për rrugën Durrës - Kukës. Ky fakt është bërë i ditur nga zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, i cili është shprehur se paratë e këtij privatizimi do të përdoren për uljen e borxhit të jashtëm që ka vendi si dhe për financimin e rrugës Durrës - Kukës. “50 për qind e të ardhurave nga shitja e kësaj kompanie do të përdoren për uljen e deficitit buxhetor, ndërsa gjysma tjetër do të shkojë për investime në rrugë. Prioritet me gati 90 për qind të shumës që do të destinohet për investime, do të ketë rruga Durrës - Kukës”, - është shprehur Shehu. Konsorciumi amerikan “Rafineri Asociated Anica Texas”, një nga 4 kompanitë pjesëmarrëse, ofroi për blerjen e 85% të aksioneve të ARMO-s, ofertën prej 125 milionë euro, si dhe 240,5 milionë euro për programin e investimeve në 4 vitet e ardhshme në ARMO. Kompania “Petrofac Energy Development Corp” dha për blerjen e 85% të aksioneve vlerën prej 30 milionë euro, ndërsa për programin e investimeve, vlerën 66 milionë euro. Grupi “Penta Investment Group” ofroi shumën prej 10 milionë euro për blerjen e 85% të aksioneve të ARMO-s, si dhe 198,4 milionë euro për programin e investimeve. Grupi “Vitol Us Balkan Funds Euroil” ofroi 100 milion euro për të blerë 85% të aksioneve të ARMO-s. Tenderi për privatizimin e kompanisë së naftës ARMO vjen pas atij të zhvilluar në vitin 2004, i cili dështoi për mungesë konkurrence. Në tenderin e atij viti u paraqit vetëm një ofertë me vlerë 10 milionë euro, ndërkohë që i gjithë vlerësimi për kompaninë nuk i kalonte 20 milion euro. Ndërsa në kohët aktuale, situata paraqitet krejt ndryshe. Ofertat e paraqitura nga 4 kompanitë kanë tejkaluar mbi 2 herë edhe vlerën më optimale të dhënë nga kompania amerikane e konsulencës së privatizimit të ARMO-s, “Pattom Boggs”. Oferta më e mirë u paraqit nga konsorciumi amerikano-zviceran e udhëhequr nga “Rafinery Associated of Texas” së bashku me “Mercuria Energy Group Limited” dhe “Anika Enterprises SA”.
Privatizimi i ARMO-s, si do të trajtohen punonjësit
Kompania amerikane “Rafinery Associated of Texas” ka bërë të ditur se nuk ka për të pushuar asnjë punonjës shqiptar nga puna, madje do të ndodhë e kundërta. Kjo kompani ka në plan të investojë 240 milionë euro në këtë kompani, çka do të thotë se do t’i nevojiten punonjës shtesë. Gjithsesi, në rast se ndonjë punonjës humbet vendin e punës, shteti ka parashikuar një skemë trajtimi për të. Humbja e vendimit të punës nga privatizimi i ARMO-s dhe Albpetrolit do të shpërblehet me një pagë mesatare për një hark kohor njëvjeçar. Ky vendim është miratuar nga Këshilli i Ministrave. Nga ky vendim përfitojnë të gjithë punonjësit e ARMO-s në Tiranë dhe të Albpetrolit në Patos, të cilët kanë qenë të punësuar në këto shoqëri për një periudhë jo më pak se dy vjet. Të drejtën e trajtimit dhe marrjes së shpërblimit e përfitojnë të gjithë ata punonjës që nuk zhvillojnë veprimtari ekonomike private apo nuk janë të vetëpunësuar. Pagesa bëhet në formën e pagës bazë plus vjetërsinë e punës. Pagesat e këtyre punonjësve do të bëhen nga zyrat e punësimit në rrethet përkatëse. 1706 është numri total i punonjësve të ARMO-s dhe Albpetrolit që do të përfitojnë shpërblim nga qeveria shqiptare. Nga këta, 606 është numri i punonjësve që kanë punuar në shoqërinë ARMO në Tiranë, të cilëve u akordohet një fond prej 376 milionë lekësh. Ndërsa për 1100 punonjësit që dalin të papunë nga ristrukturimi i shoqërisë Albpetrol në Patos është akorduar një fond prej 372 milionë e 200 mijë lekësh, të cilat do të përballohen nga likuiditetet e këtyre shoqërive. Të drejtën e trajtimit dhe të përfitimit të këtij fondi e përfitojnë ata persona, të cilët nuk zhvillojnë veprimtari ekonomike, në formën e punësimit apo të vetëpunësimit. Në rast të kundërt, u ndërpritet kompensimi, që përfitojnë sipas këtij vendimi. Gjithashtu, punonjësit duhet të kenë qenë të punësuar në këto shoqëri gjatë një harku kohor prej dy vitesh.