E Shtunë, 31 Tetor 2026

ARMO, privatizimi me 21 maj

Kompani e vetme e perpunimit te naftes ne vend, ARMO, pritet te kaloje ne duart e pronareve te rinj me daten 21 maj te ketij viti. Dje, Ministria e Ekonomise beri te ditur se vetem dy dite me pare ka publikuar shpalljen e tenderit te hapur nderkombetar per privatizimin e aksioneve te sh.a. ARMO. Ashtu edhe sic ishte deklaruar pak kohe me pare publikimi eshte bere ne disa gazeta te njohura nderkombetare (“Financial Times”, “Wall Street Journal” dhe ne revisten “Hydrocarbons Processing”). Me ne fund, pas rreth 4 vjet perpjekjesh, duket se kompania e vetme e perpunimit te naftes ne vend do te kaloje nga duart e shtetit te pronaret e rinj.
Hapja e ofertave te kompanive te interesuara do te behet me date 21 maj. Gjate kesaj periudhe jane parashikuar disa takime me ofertuesit e mundshem si per t’ju pergjigjur pyetjeve qe ata mund te kene ne lidhje me kete privatizim, ashtu dhe per te sqaruar ceshtje qe mund te dalin nga dokumentacioni, qe do t’u vihet ne dispozicion. Gjate miratimit te kushteve dhe kritereve, qe duhet te plotesojne kompanite qe jane te interesuara per blerjen e aksioneve te sh.a. ARMO, Keshilli i Ministrave ka pasur parasysh qe pa lene menjane investitoret financiare, te perfshije ne kete proces dhe “investitoret strategjike”, te cilat jane kompani qe sigurojne eksperience ne fushen e perpunimit dhe tregtimit te naftes/gazit si dhe garanci financiare qe shprehen ne zoterimin e nje kapitali te paguar dhe te nje vlere neto te konsoliduar, ne nje nivel qe percaktohet ne dokumentet e tenderit.
Tashme, METE po vazhdon procesin e filluar te marketingut te ketij privatizimi. Perfaqesive diplomatike te vendit tone ne shtete te ndryshme, po u dergohet materiali perkates, ne menyre qe edhe ato te behen pjese e ngritjes se interesit ne vendet ku ushtrojne aktivitet. Kjo fushate do te kete si qellim prezantimin e ARMO-s, si dhe kapacitetet e saj. Keshtu, kompanite e interesuara per t’u perfshire ne kete proces do te kene mundesi qe te vizitojne kompanine dhe dy rafinerite e saj, si dhe te njihen me detaje me te hollesishme, sic eshte dokumentacioni. Deri me tani jane identifikuar rreth 20 kompani te ndryshme, qe jane te interesuara per kete proces. Nga ana tjeter edhe perfaqesuesit e kompanise "Pattom Boggs", qe ka kryer konsulencen e privatizimit te "Armo"-s, jane shprehur optimiste per nje privatizim te suksesshem te kesaj kompanie.
Ne privatizim, 85% e aksioneve
Ndryshe nga sa ishte deklaruar me pare, Ministria e Ekonomise tha se do te privatizohen nga investitori strategjik, plot 85 per qind e aksioneve te ARMO-s. Ndonese per shume kohe ishte bere e ditur se investitori do te privatizoje 76 per qind, tashme formula ka ndryshuar. Nga ana tjeter, ne kete proces do te perfshihen ish-pronaret e trojeve ku jane ndertuar objektet e kompanise, si dhe nje pakete per punonjesit e saj. Nderkohe, sipas nje vendimi te qeverise, drejtuesit e ARMO-s, hoqen 33 objekte si asete jo strategjike, kryesisht pika tregtimi me pakice te karburanteve, te cilat hyne ne privatizim. Prej tyre, gjate 6-mujorit te dyte te 2007-es, u privatizuan me ankand 10 prej tyre.
Procesi, tenderi i fundit ne 2005
Tenderi i fundit per privatizimin e kompanise "Armo" u zhvillua ne fillim te vitit 2005, por me gjithe interesimin e 9 kompanive, ky tender deshtoi. Tenderi per kompanine e vetme te naftes shqiptare mbeti vetem ne kuader te shprehjes se interesit nga keto kompani, te cilat nuk preferuan te vazhdonin me pas procedurat per te arritur ne blerjen e saj. Cmimi fillestar i shitjes se kompanise se perpunimit te naftes ARMO llogaritet te jete ne vleren e 110 milione euro. Ne objektet qe jane perfshire ne privatizimin strategjik te ARMO-s, jane 2 uzinat e perpunimit te thelle te naftes ne Fier dhe Ballsh, Qendra Shkencore e kimi-perpunimit ne Kucove, filiali i eksport-importit ne Vlore, si dhe 11 depozita te naftes dhe karburanteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›