Legisi: Sistem proporcional i paster
“Numri i votave, qe merr nje subjekt politik, duhet te perkthehet sipas rezultatit ne numrin e deputeteve, me te cilet do te perfaqesohet subjekti perkates ne Kuvend”. Ky eshte qendrimi i Levizjes Socialiste per Integrim, lidhur me sistemin elektoral qe do te aplikohet ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Madje, ky propozim eshte parashtruar dhe ne takimet e diteve te fundit me grupin faktmbledhes te ODHIR-it. Nje fakt i tille u be i ditur nga deputeti i LSI-se, Ndre Legisi, i cili ka qene pjese e ketyre takimeve. Keshtu, duke bere nje permbledhje te shkurter te asaj cfare rezultoi nga keto takime, Legisi u shpreh se “takimi ishte shume konstruktiv dhe vlen te theksohet se opsionet e parashtruara prej nesh moren mbeshtetjen e eksperteve te ODHIR”.
Duke sqaruar me tej qendrimin e LSI-se, deputeti Legisi vuri ne dukje se “ne nuk do te lejojme qe te perseritet me ajo qe ndodhi me LSI-ne, e cila ne vend qe te kishte 13 apo 14 deputete ne salle, sot ka vetem 5 deputete”. Nderkohe qe, sipas tij, LSI nuk mund te mbeshtese si nje sistem te favorshem per vendin, sistemin spanjoll. “Per sistemin spanjoll, qe ekspertet na e paraqiten si nje preference e PS-PD, ne shpjeguam se ky sistem krijon mundesine qe ne qarqe te ndryshme te vendit, pavaresisht nga rezultati qe mund te jete, pra edhe nese ai do te jete i larte, do te demtoheshin si LSI, ashtu dhe partite e vogla. Do te kishim nje rritje te pragut artificialisht ne qarqe te vecanta, dhe ne kete rast nuk do te kishte kuptim qe nje deputet ne nje qark te dale me 3-4 per qind dhe ne nje tjeter qark me 14 per qind”, deklaroi deputeti i LSI.
Levizja Socialiste per Integrim nuk do te kundershtonte asnje lloj sistemi elektoral, mjaft te garantohet nje barazi konkurrimi mes kandidateve per deputete. “Ne jemi per nje sistem proporcional te paster dhe te vendoset pragu per te, ashtu sikurse nuk kemi asnje verejtje edhe nese behet mazhoritar i paster, por nese sistemi do te jete i perzier, pra dhe proporcional dhe mazhoritar, natyrisht qe ne nuk do te pranojme qe numri i votave per nje deputet te kete ndryshime te medha nga qarku ne qark”, vleresoi Legisi, lidhur me kete ceshtje. Gjithashtu, LSI do te pranonte, sipas tij, dhe propozimin e PS-se per nje sistem proporcional rajonal, nese numri i rajoneve do te jete i tille qe te mos kemi deputete me perqindje te ndryshme votash, ku pothuajse te gjitha zonat te jene te ndara sipas nje numri te barabarte te zgjedhesve.
Propozimi
“Jemi per nje sistem proporcional te paster dhe te vendoset pragu per te. Nuk kemi asnje verejtje edhe nese behet mazhoritar i paster, por nese sistemi do te jete i perzier, pra dhe proporcional dhe mazhoritar, natyrisht qe ne do te kerkojme qe te saktesohet qe numri i votave per nje deputet te mos kete ndryshime te medha nga qarku ne qark, pra numri i votave te subjekteve politike te jete afersisht i perputhur me numrin e deputeteve qe perfaqesojne keto vota ne Kuvend”.
Pragu
“Ne nuk kembengulim ne nje sistem te vecante, apo qe te kete nje prag qe kenaq interesat e LSI-se. Jemi per nje prag, i cili te gjeje konsensus sa me te gjere, dhe nuk marrim persiper qe te mbeshtesim PD-PS per kete gje, me qellim qe te penalizohen partite e vogla. Por, duhet thene se sistemi spanjoll krijon mundesine e nje rritjeje artificiale te pragut elektoral ne qarqe te vecanta”
Ilier Meta:
“PS dhe PD duhet te jene te kujdesshem ne Reformen Zgjedhore, se nuk do te lejojme me asnje sistem monster dhe te percudnuar, qe guxon te luaje dhe te deformoje voten dhe vullnetin e shqiptareve. Askush nuk duhet te kete frike nga listat e hapura, pasi ato garantojne konkurrencen. Vetem permes nje sistemi me lista te hapura, ka kuptim parimi "nje anetar, nje vote", qe me se fundi edhe PS e PD kane shprehur vullnetin per ta zbatuar”.