Ndokaj kerkon shtyrjen e “Pergjimeve”
Komisioni hetimor per pergjimet e paligjshme te deputeteve vazhdon te vuaje nga mungesa e materialeve, eksperteve dhe ambienteve te punes. Ne mbledhjen e radhes se zhvilluar dje, anetaret e komisionit u ankuan serish se ka mungese bashkepunimi me institucionet per marrjen e te dhenave qe u nevojiten per vijimin e hetimeve. Sipas kryetarit Jak Ndokaj, pritet qe komisioni te kerkoje per te dyten here shtyrjen e afatit te punes, pasi hetimi nuk ka perfunduar. Kjo me shume, sipas tij, per faj te mosbashkepunimit me institucionet e tjera. Nga informacionet e kufizuara te deritanishme nga ky komision rezulton se disa deputeteve u jane pergjuar bisedat telefonike me celulare, por ne menyre indirekte. Burime nga komisioni pohuan pa dhene emra konkrete se nga kontrolli e informacionet e rezervuara te marra nga institucionet perkatese, rezulton se disa deputeteve u jane pergjuar bisedat telefonike nga Sherbimi Informativ Shteteror (SHISH), por kjo jo sepse jane pergjuar ata personalisht, por personat me te cilet kane zhvilluar biseden. Veprim qe, sipas tyre, bie ne kundershtim me rregullat. Komisioni pritet te dale me nje raport perfundimtar vetem ne muajin mars.
R.R