E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: “Paskuqanin do ta fitoje e majta”

“Ura qe ndan Alliasin nga Paskuqani, komunitetin e kryeqytetit nga komunitetit juaj, duhet te jete ura e nje lidhjeje ne emer te se ardhmes, duhet te jete ura qe nuk mund te ndaje dy bote, por qe duhet te bashkoje zemrat dhe shpresat e kryeqytetasve dhe te banoreve te Paskuqanit”. Me keto fjale u eshte drejtuar dje, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, banoreve te komunes se Paskuqanit ne mbyllje te fushates elektorale per kreun e ri te kesaj komune. Madje, duke kerkuar voten per kandidatin e PSD-se, Gjin Prenga, per te drejtuar kete komunitet, Rama u shpreh se “eshte mire qe socialiste dhe demokrate t’i japin voten te gjithe Prenges, si nje mesazh per kete qeveri dhe per kete Kryeminister, qe jo vetem nuk kane mbajtur asnje premtim, por perkundrazi e kane lene gjithe Shqiperine ne meshiren e fatit, e kane lene te gjithe Shqiperine ne inercine dhe ne rrokullimen e deshtimeve te njepasnjeshme te nje politike te vjeter, te ciles do t’i japim fund vetem ne”. Ne kete takim, kreu Rama, i shoqeruar dhe me kreun socialdemokrat, Skender Gjinushi, kerkoi te mbahet nje minute heshtje per ish-kryetarin e komunes qe ishte i zgjedhur me 18 shkurt.
O.XH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›