E Shtunë, 31 Tetor 2026

ARMO, qeveria ia kalon pronën AMRA Oil

Zv.ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Neritan Alibali, dhe përfaqësuesi i Konsorciumit Anika Enterprises SA, Mercuria Energy Group Limited dhe Refinery Associates of Texas, INC, Rezart Taçi, nënshkruan dje marrëveshjen për kalimin e pronësisë të 85% të aksioneve shtetërore të ARMO sh.a., te ky konsorcium. Alibali tha se ky kalim pronësie bëhet pas një procesi të gjatë dhe transparent të tenderit ndërkombëtar për shitjen e këtyre aksioneve, si dhe pagesës nga ana e konsorciumit të 128,750,000 eurove. Nga ana e tij, përfaqësuesi i Konsorciumit, Rezart Taçi, ka garantuar respektimin e Biznes Planit të dorëzuar në tender dhe investimin e një shume prej 240 milionë dollarësh gjatë 5 viteve. Ai premtoi se 1500 punonjësve të kompanisë ARMO do t‘u jepen për festat e fundit një pagë shtesë si shpërblim.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›