Miratohet buxheti, rrëzohet paketa e PS-së
Kuvendi i Shqipërisë ka legjitimuar buxhetin e shtetit, duke i hapur rrugë zbatimit të tij më 1 janar 2009. Projekti i qeverisë ka marrë 76 vota pro, 1 më pak se votimi i kaluar, ndërsa janë miratuar edhe ndryshimet e bëra në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat. Sikurse ishte paralajmëruar, Partia Socialiste ka dorëzuar propozimet e saj në formë pakete antikrizë për buxhetin 2009, por Kuvendi nuk i ka marrë në konsideratë sugjerimet për disa ndryshime. Paketa është dorëzuar në çastet e fundit, kur Kuvendi po përgatitej të votonte. Kjo i dha mundësi të djathtës që të "rrëzonte" paketën me faktin se "ishte tepër vonë". Komisioni i Ekonomisë, kur ka shqyrtuar amendamentet për ndryshimet në projektbuxhet, nuk ka pasur në tryezë asnjë propozim nga ana e PS-së. Në këtë mënyrë, kryetari Edmond Spaho ka paraqitur dje për miratim në Kuvendin e Shqipërisë vetëm ato pika të shqyrtuara në Komisionin e Ekonomisë. Nga ana e saj, PS është munduar të fusë në program propozimet e saja për buxhetin 2009, por deputetët kanë votuar vetëm variantin e qeverisë bashkë me ndryshimet e bëra në Komisionin e Ekonomisë për disa shtesa prej 320 milionë lekësh, të cilat shkojnë kryesisht për institucionet e pavarura.
Paketa
PS është përfaqësuar nga ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i cili paraqiti propozimet për ndryshime në projektbuxhet. Thelbi i propozimeve të paketës së Partisë Socialiste është rritja me 1% në raport me PBB-në e mbështetjes buxhetore për ekonominë. Në total PS kërkon rritjen e buxhetit me 11.8 miliardë lekë, ku 2.5 miliardë lekë mbi shifrat e buxhetit aktual të shkojnë për një buxhet social, për shtresat më të varfra dhe 9.3 miliardë lekë të shkojnë për investime. "Kjo shifër është rreth 12% më e madhe se investimet aktuale në buxhet. Këto investime ndryshe nga deri tani duhet të jenë fonde shtesë për investime që mbarojnë, jo për investime elektorale që fillojnë", tha Malaj. Për të siguruar këto të ardhura, Malaj propozoi që shkurtimin e shpenzimeve operative dhe rritje e shpenzimeve për investime, si dhe të ardhurat nga privatizimet, të mos ndahen me 50% për investimet dhe 50% për borxh, por për këtë vit të rritet pjesa e të ardhurave që duhen për investime nga 50 në 60, deri 75%. Për këtë të fundit, qeveria ka miratuar që 50% e fondit për investimet të ndahet 10% për secilin nga kategoritë e ish-pronarëve dhe shtresave të prekura nga regjimi komunist. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi që të identifikohen edhe fondet përkatëse për importet e energjisë si pjesë e paketës për të stimuluar rritjen ekonomike dhe njëkohësisht kërkoi që qeveria të përballojë pajisjen me karta identiteti të shtetasve shqiptarë për zgjedhjet e 2009-ës.