SHBA dhe BE: EULEX kundër ndarjes së Kosovës
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për vendosjen e misionit EULEX në Kosovë. BE ka mirëpritur vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për vendosjen e misionit të EULEX-it në Kosovë. "Ne e mirëpresim rezultatin e debatit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të mërkurën", tha zëdhënësja e shefit për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Havier Solana. "Kjo na mundëson të përgatitemi për aftësinë operacionale fillestare të EULEX-it. Ne po bëhemi gati që të fillojmë punën në fillim të dhjetorit", tha ajo. Edhe Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur raportin e Ban Ki Mun-it dhe përparimin e arritur në Kosovë prej pavarësisë. "SHBA-të e mbështesin vendimin e Sekretarit të Përgjithshëm që të adaptojë rolin e ri të OKB-së në këtë realitet të ri dhe pozitiv, duke e zvogëluar misionin e UNMIK-ut dhe duke transferuar përgjegjësitë mbi sundimin e ligjit tek misioni EULEX", ka thënë Shon Mekormak, zëdhënës i Departamentit të Shtetit. Ai ka rikujtuar se SHBA-të e mbështesin fuqishëm EULEX-in, duke kontribuuar me 80 policë, gjykatës dhe prokurorë në këtë mision. "Shtetet e Bashkuara nënvizojnë rëndësinë e respektimit të plotë të pavarësisë së Kosovës, sovranitetit dhe tërësisë territoriale të saj. Në këtë kuadër, do të donim të veçonim zotimin e Sekretarit të Përgjithshëm, se masat e parapara për periudhën tranzitore prej UNMIK-ut tek EULEX-i, do zbatohen në koordinim e konsultim të vazhdueshëm me autoritetet në Kosovë", ka thënë Mekormak. "Ne mirëpresim mbështetjen e fuqishme të qeverisë së Kosovës për një zbarkim të shpejtë dhe efektiv të EULEX-it në gjithë territorin, siç është thënë edhe në deklaratën e 18 nëntorit", ka shtuar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit. "U bëjmë thirrje të gjithë faktorëve relevantë që të veprojnë me përgjegjësi dhe pa zvarritje, për t‘i mundësuar EULEX-it që të marrë rolin e duhur në Kosovë, gjë që do të ndihmojë të sigurohet një e ardhme e sigurt në Kosovë, për të gjithë qytetarët dhe grupet etnike", thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Shon Mekormak.
Këshilli Sigurimit
Deklarata presidenciale e Këshillit të Sigurimit, me asnjë fjalë nuk përmend "gjashtë-pikëshin kundërthënës", dhe as "neutralitetin e statusit", por ka mbështetur shtrirjen e EULEX-it në gjithë territorin e Kosovës dhe mirëpret përpjekjet e vazhdueshme për avancimin e perspektivës evropiane për gjithë Ballkanin perëndimor. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, në një mbledhje të mbajtur dje pasdite, pas tre orë diskutimesh ka miratuar një deklaratë presidenciale, me të cilën merret parasysh raporti i Sekretarit të Përgjithshëm, si dhe qëndrimet e Prishtinës dhe Beogradit, duke i shfaqur mirënjohje gatishmërisë së tyre për bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare.
Deklarata presidenciale megjithatë me asnjë fjalë nuk përmend "gjashtë-pikëshin kundërthënës", dhe as "neutralitetin e statusit", por mirëpret përpjekjet e vazhdueshme për avancimin e perspektivës evropiane për gjithë Ballkanin Perëndimor.
"Këshilli i Sigurimit merr parasysh raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara të 24 nëntorit, duke marrë parasysh edhe qëndrimet e Beogradit dhe Prishtinës, të cilat edhe janë reflektuar në deklaratat e tyre, ndërsa mirëpret synimet e tyre që të bashkëpunojnë me bashkësinë ndërkombëtare", thuhet në paragrafin e parë të deklaratës. "Këshilli i Sigurimit mirëpret bashkëpunimin midis Kombeve të Bashkuara dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë, brenda kornizës së Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe gjithashtu mirëpret përpjekjet e vazhdueshme të Bashkësisë Evropiane, që të avancojnë perspektivën evropiane për gjithë Ballkanin perëndimor, duke i dhënë një kontribut vendimtar perspektivës dhe stabilitetit rajonal", thekson deklarata presidenciale e dhënë mbrëmë nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit.