E Diel, 1 Nëntor 2026

KRRT-ja miraton "mullinjtë e erës"

Këshilli i Rregullimit të Qarkut Vlorë ka miratuar dje masterplanin për implementimin e parqeve eolike dhe linjën e interkonjuksionit Vlorë-Brindisi. Masterplani është hartuar për një afat kohor 30-vjeçar dhe zona në studim përfshin një sipërfaqe prej 8750 hektarësh. Sipas specialistëve, ky burim energjie, i cili për 20 vjet do të shfrytëzohet nga kompania private italiane, nuk pengon zhvillimin turistik dhe bujqësor të zonave ku ai shtrihet. Projekti përfshin realizimin e tre parqeve eolike (energji nga era), linjave të tensionit të lartë, realizimin e pikës së interkonjeksionit, si dhe stacioneve të transformimit. Parqet eolike do të ndërtohen në zonat e Karaburunit, ku do të vendosen 60 aerogjeneratorë te Rrëza e Kanalit dhe mali i Lungarës, ku do të vendosen 130 aerogjeneratorë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›