AS bëri fotomontazh që Alves të dukej në ofsajd

Barcelona në fundjavë mposhti Athletic Bilbaon 2-1, ndërsa golin e parë në ndeshje e realizoi sulmuesi David Villa.
Mirëpo, mbrojtësi i djathtë Daniel Alves, i cili asistoi për Villan, ishte në kufi të pozitës së rregullt. Ishte situatë aq e ngushtë për t’u vlerësuar sa që gjyqtari anësor vendosi që loja të vazhdonte dhe Barcelona kaloi në epërsi.
Alves vërtet ishte në kufi. Mirëpo, kjo vlen për ata që e kanë shikuar ndeshjen. Për të tjerët që rastësisht të hënën kanë hapur faqet e gazës së përditshme sportive nga Madridi, AS nuk kishte dyshim. Ofsajd i pastër.
Mirëpo, brenda kësaj ekziston një “ndërhyrje”. AS publikoi fotografinë e rastit duke fshirë mbrojtësin e Bilbaos, Koikili, i cili ishte në një vijë me Alvesin në mënyrë që ylli i Barcelonës të dukej në pozitë jashtë loje.
“Kërkojmë falje për gabimin në grafikë”, ishte shpjegimi i AS-it të martën, gazetë e cila përkrah Real Madridin. E tëra kjo ishte vështirë e besueshme, meqë bëhej fjalë për futbollistin kritik që vendoste rreth rastit.