Sigurimet vullnetare u rritën me 72 % në tre muaj
Autori i Lajmit: red.
Shqiptarët kanë filluar të sigurojnë në mënyrë vullnetare pronën apo garancitë. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare vëren se sigurimi vullnetar gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2009 është rritur ndjeshëm. Në raportin e publikuar nga AMF, në periudhën janar-mars 2009 vëllimi i primeve të shkruara bruto në sigurimin vullnetar arriti shifrën 920 milionë lekë, me një rritje prej 72% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Ndërsa, numri i kontratave u rrit rreth 67%, krahasuar me të njëjtën periudhë. Të ardhurat nga produktet vullnetare të sigurimit të Jo-Jetës u rritën me rreth 79% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive me të ardhura rreth 523 milionë lekë në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime në pronë me rreth 43% të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 37% dhe më pas vjen sigurimi i garancive me 9%. Në portofolin Zjarri dhe rreziqet shtesë ndihet një rritje prej 14% e numrit të kontratave të sigurimit dhe rritje me rreth 36% të volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli. Në janar-mars të vitit 2009, sigurimet e përgjegjësisë vazhdojnë të ruajnë dinamikën më të lartë të rritjes. Rritja e këtij portofoli me rreth 213% krahasuar me janar-mars të vitit 2008, reflekton ndikimin që stadi aktual i zhvillimit të vendit ka në rritjen e sigurimit të përgjegjësive.
Ky lajm është publikuar: 29/04/2009