Shkodër, sllovenët do të ndërtojnë me koncesion 6 HEC-e
Autori i Lajmit: red.
Ministri i Energjetikës, Genc Ruli dhe përfaqësuesit e konsorciumit slloven të përbërë nga shoqëritë “Interenergo Albania” Sh.p.k, “Poteza Skupina” d.d and “SGP Pomgrad”, nënshkruan kontratën për ndërtimin me koncension të 6 hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Shalë në qarkun e Shkodrës, në bazë të kuadrit të ofertave të pa kërkuara.
Projekti i propozuar nga ky bashkim shoqërish për 6 HEC-et parashikon një fuqi totale të instaluar prej 127,6 MË, prodhim vjetor të energjisë elektrike prej 530.3 milion Këh, ndërsa afati i ndërtimit, është 3 vjet.
Energjia e prodhuar
"Konsorciumi “Interenergo”, që propozon ndërtimin e 6 hidrocentraleve, në skemën e paraqitur, bazë është hidrocentrali ekzistues, ndërsa është garantuar prurja e ujit prej 1 m3/sek dhe sigurohet vazhdueshmëria e punës së tij. HEC i Thethit do të ketë një prodhim vjetor energjie prej 32.400.000 këh, ai i Grunasit, 45.700000 këh, i Ndërlysës me një prodhim prej 91.400.000 këh, i Lekajt me 101.800.000 këh, i Breglumit me një prodhim prej 32.200.000 këh. Ndërsa HEC-i më i madh do të jetë ai i Vajvishtit, me një prodhim vjetor të energjisë prej 220.880.000 këh. Ky HEC parashikohet të ndërtohet me digë, që do të jetë 2 km larg grykëderdhjes të liqenit të Komanit, e cila do të ketë një lartësi prej 117 metra.
Projektet e tjera
Në fazë vlerësimi dhe negocimi janë edhe të tjera objekte energjetike si: Ndërtimi i hidrocentralit të Bushatit; Ndërtimi i HEC-it të Skavicës; Ndërtimi i HEC-eve mbi lumin Vjosë; Ndërtimi i linjës së interkonjeksionit 400 kV me Kosovën; Ndërtimi i linjës së interkonjeksionit 400 kV Maqedoni - Shqipëri-Itali. Në listën e projekteve energjetike, ministri Ruli nuk ka lënë pa përmendur edhe privatizimin e pritshëm të Divizionit të Shpërndarjes në KESH: privatizimi më kompleks dhe më i vështirë që është bërë ndonjëherë në Shqipëri. Veç ekspertëve shqiptarë, rreth 20 ekspertë të huaj po asistojnë në këtë privatizim dhe duke parë edhe interesimin e mjaft kompanive të huaja, shanset janë mjaft të mira që sektori i shpërndarjes shumë shpejt të kalojë në menaxhim privat, gjë që do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e performancës së kësaj kompanie.
Ky lajm është publikuar: 29/04/2009