E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS letër KQZ-së: Fletët e votimit të shtypen jashtë

Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste i drejtohet me një letër zyrtare KQZ-së, lidhur me procesin e shtypjes së fletëve të votimit. Socialistët kërkojnë që fletët e votimit të shtypen jashtë shtetit duke pohuar se kjo gjë është lehtësisht e realizueshme nga ana e këtij institucioni, nëse në procedura ftohen të negociohen vetëm shoqëri të huaja që kanë eksperiencën në këtë fushë. Argumenti tjetër, sipas selisë rozë, është se printimi i fletëve të votimit konsiderohet si një nga proceset me delikate, i cili kërkon transparence dhe besueshmëri dhe se vetëm duke u realizuar jashtë vendit, thuhet në letër, do të mund të gjejë konsensusin e palëve. PS në fund të kërkesës së saj drejtuar KQZ-së thotë gjithashtu se është në pritje të këtij procesi sa më shpejt të jetë e mundur dhe se çdo justifikim apo neglizhim ndaj kësaj kërkese themelore sipas saj do të cenonte klimën e besimit në këtë proces.
Ky lajm është publikuar: 29/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›